English

Tavo: 29 tetori afati i fundit për largimin nga PS

Gjirokastër, 23 tetor, NOA – Tri javë pasi deputeti i Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Vangjel Tavo, deklaroi largimin e tij nga grupi kuvendor i Partisë Socialiste, bëri me dije sot përpara votuesve të tij në Gjirokastër se 29 tetori është afati i fundit që ai i ka lënë lidershipit të selisë rozë për zgjidhjen e situatës në degën e PS-së në Gjirokastër.

Deputeti tavo duke përdorur shprehjen e kryesocialistit Rama se ka ardhur koha e maskarenjve i drejtohet lidershipit të PS-së se është pikërisht kështu dhe se situata në PS-në e Gjirokastrës është alarmante.

“Qëndrimi im lidhet me mosgjetjen e konsesusit për zgjidhjen e problemeve brenda gjirit të partisë socialiste ne Gjirokastër”, u tha deputeti Tavo votuesve të tij dhe simpatizantëve të socialistëve në qytetin e gurtë.

Sipas tij vendimi i ikjes nga PS do të merret në datën 29 tetor, në rast të mospërgjigjes nga krerët e PS-së për kushtet e vëna nga deputeti Tavo.

Tavo bëri me dije se Edi Rama e ka gjetur në Partinë Socialiste, andaj sqaroi se qëndrimi i tij është i detyruar nga lideri i PS-së, Edi Rama, porse ka nënvizuar se do të mbetet përherë socialist.

Tavo ripërsëriti se votat në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit në Gjirokastër nuk u manipuluan por u shitën nga vetë socialistët.

mit/NOA
KOMENTE