Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet një 34-vjeçare shqiptare në Greqi
English

Ekzekutohet një 34-vjeçare shqiptare në Greqi

Halkidhiki, Greqi, 24 Tetor 2010 NOA – Një grua e re shqiptare është vrarë në Halkidhiki të Greqisë, brenda në banesën e saj, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima, të cilës nga policia iu publikuan vetëm inicialet G.H., dha frymën e fundit pak orë më vonë në qendrën shëndetësore Kasandrias ku u dërgua në gjendje kritike për jetën.

Ishte vetë i shoqi 33-vjeçar i gruas i cili telefonoi në qendrën shëndetësore dhe kërkoi ndihmë për të transportuar në urgjencë gruan e tij.

Në pak minuta, në banesën e çiftit, në lokalitetin Pevkohori të Halkidhikisë, mbërriti autoambulanca e cila transportoi të plagosurën.

Por vetëm pak orë më vonë, 34-vjeçarja humbi jetën në spital, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve që po përgatiteshin ta dërgonin në spitalin e Selanikut për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Bashkëshorti deklaroi për policinë se e kishte gjetur të plagosur, qëlluar me thikë në kraharor gruan e tij dhe menjëherë kërkoi ndihmën e spitalit.

Policia tha se ka ndaluar bashkëshortin e viktimës për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, për të cilën ai tha se nuk ka gisht.

n.s/NOA

KOMENTE