Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hashim Thaçi rikonfirmohet kryetar i PDK
English

Hashim Thaçi rikonfirmohet kryetar i PDK

Prishtinë, 24 tetor, NOA – Hashim Thaçi është rizgjedhur sot me vota unanime kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në kongresin e pestë zgjedhor të kësaj partie.

Pas rikonfirmimit të tij në krye të PDK-së, kryeministri Hashim Thaçi tha se zgjedhjet duhen mbajtur shumë shpejt këtë fundvit, për shkak të largimit të LDK-së nga qeveria duke nënvizuar se PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme dhe gjatë këtij mandati Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Thaçi akuzoi LDK-në, si shkaktare të krizës në Kosovë, duke theksuar se shpreh respekt për të gjithë mbështetësit e tij që ruajtën institucionet e Kosovës nga kriza e mundshme pas largimit të LDK-së.

Shefi i PDK-së, Thaçi u bëri me dije anëtarëve të partisë së tij Kosova dhe PDK-ja janë zhvilluar dhe përparuar që nga mbajtja e kuvendit të fundit të kësaj partie.

Kryeministri Thaçi nënvizoi se fitorja e PDK-së dëshmon besimin e qytetarëve për punën dhe sukseset e partisë, suksese që sipas Thaçit do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen këtë fundvit në Kosovë.

Thaçi theksoi sakaq se ishte pikërisht falë votës së qytetarëve që ai mundi të drejtojë vendin drejt pavarësisë së Kosovës dhe shtimit të njohjeve të saj nga vende të ndryshme të botës.

Kryetari i PDK-së, premtoi se për aq kohë sa ai do të jetë në krye të qeverisë nuk do të ndalet në rrugën për zhvillimin e Kosovës dhe se do të vazhdojë punën për ndërtimin e autostradës Morinë-Prishtinë-Merdare dhe të autostradave të reja.

Thaçi bëri me dije se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2011 do të nisin punimet për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Ai nuk ka kursyer as mirënjohjen për punën e madhe të ministrave të kabinetit të tij.

mit/NOA
KOMENTE