English

“Lulishtja”, arrestohen dy gra për prostitucion në Tiranë

Tiranë, 24 tetor, NOA – Tutoria dhe një vajzë e re kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucion.

Operacioni i koduar “Lulishtja” është kryer në Tiranë dy ditë më parë. Burime nga policia thënë për agjencinë NOA se 43-vjeçarja Hedije Daut Taka, nga Tirana prej kohësh shfrytëzonte si prostitutë një 25 vjeçare nga Lezhe.

Taka i siguronte vajzës klientët si dhe banesën ku ushtrohej aktiviteti.

Policia ka arrestuar dhe vajzën 25-vejeçare me inicialet V.M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mijë lekë dhe një telefon celular.

a.k/NOA

KOMENTE