Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbahet Kuvendi i PDK, pritet rikonfirmimi i Thaçit
English

Mbahet Kuvendi i PDK, pritet rikonfirmimi i Thaçit

Prishtinë, 24 tetor, NOA – Partia Demokratike e Kosovës mban sot kongresin e pestë zgjedhor, në të cilin do zgjidhet kryetari i ri i partisë, këshilli drejtues dhe do të miratohet statuti dhe një deklaratë politike.

Kongresi pritet të konfrimojë në krye të partisë drejtuesin aktual Haxhim Thaçi.

“I takon Kongresit dhe delegatëve që nëse ka kandidatë të tjerë të kandidohen dhe propozohen në përputhje me statutin e PDK-së, i cili parasheh që duhet të ketë 30 nënshkrime për ndonjë kandidat të ri”, tha sekretari për marrëdhënie me publikun i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i arsimit.

Në konferencën e djeshme për gazetarë, Hoxhaj i hodhi poshtë kritikat se Kongresi i partisë është një farsë, duke thënë se PDK para pesë muajve ka marrë vendim që të mbahet ky kongres i rregullt.

Ky subjekt politik do ta konfirmojë për kryetar edhe një mandat Hashim Thaçin, do t’i zgjedhë anëtarët e Këshillit Drejtues, do t’i miratojë disa ndryshime në statut dhe do të nxjerrë një deklaratë politike. Kjo, ani se nuk ka zhvilluar zgjedhje paraprake në nivel aktivësh, nëndegësh e degësh.

a.k/NOA

KOMENTE