Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagoset punëtori shqiptar në parkun e lojërave në Vjenë
English

Plagoset punëtori shqiptar në parkun e lojërave në Vjenë

Vjenë, 24 tetor, NOA - Një punëtor shqiptar nga Maqedonia është plagosur rëndë gjatë orarit të punës në luna- parkun “Prater” në Vjenë të Austrisë.

21 vjeçari Arben.S, ka qenë duke lyer me bojë një pjesë të makinerive, ku është goditur nga vagonët e trenit të fëmijëve. Nga goditja e fortë ai ka rënë nga një lartësi prej 8 metrave, duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe thyerje në trup.

Menjëherë pas fatkeqësisë, 21-vjeçari është dërguar me helikopter në spitalin e Vjenës. Mjekët e këtij spitali theksuan për mediat austriake se gjendja shëndetësore e punëtorit nga Maqedonia është në rrezik, për shkak të lëndimeve të rënda.

Policia austriake ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj fatkeqësie, ku janë lënduar edhe dy vizitore të parkut, shtetase sllovake, të cilat ishin në vagonin e trenit, që kishte goditur të riun shqiptar.

NOA/INA

KOMENTE