English

Arrestohen 11 persona në fundjavë, për krim dhe trafikim

Prishtinë, 25 tetor, NOA - Gjatë fundjavës, Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona të dyshuar për krim të organizuar, kontrabandim me emigrantë, falsifikim të dokumentave dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Rasti i parë ka qenë ai në rajonin e Mitrovicës, ku ishin marrë informacione se një grup personash planifikonte që me dokumente të falsifikuara të udhëtonte në drejtim të Serbisë me destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Përgatitjet për këtë udhëtim kanë filluar një javë më parë, ku përmes të dyshuarve G. Zeneli dhe B.Osmani që të dy nga Mitrovica, kanë siguruar dokumente jugosllave që dyshohet se janë të falsifikuara.

Kështu, 4 shtetasit kosovarë, me dy të dyshuarit e lartpërmendur janë takuar në Mitrovicë e më pas janë nisur drejt Suboticës, me personin me pseudonimin “Puro”, S. Jovanoviç, 55-vjeçar.

Pas pak kohe që ishin nisur drejt pikës kufitare Porta 1, “Puro” e ka ndalur veturën dhe ka marrë një taksist tjetër me emrin M.Vladisavljeviç dhe pas kësaj, katër shtetasit kosovarë janë nisur me M.Vladisavljeviç me veturë Opel Astra dhe kjo veturë është ndaluar nga policia në afërsi të Leposaviçit etj.

n.e/NOA

KOMENTE