Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del Pieros dhe Juventus, lamtumira po afron
English

Del Pieros dhe Juventus, lamtumira po afron

Romë, 26 tetor, NOA - Divorci mes Del Pieros dhe Juventusit tashmë është duke marrë formë, në heshtje, por me sa duket diçka e tillë do të ndodhë, kjo dhe pse dëshira e kapitenit është që të qëndrojë sa më gjatë në ekipin bardhë e zi.

Kështu, faktorët që mund të çojnë në një largim të mundshëm të Alex, janë mosha dhe paga e lartë që ka lojtari, ku merr 4 milionë euro në sezon.

Për momentin, mund të themi se një takim midis Alex dhe drejtuesve të klubit ende nuk ka ndodhur, por e ardhmja e tij e mundshme pritet të jetë në SHBA.

Përsa i përket zëvendësuesit ideal të kapitenit historik të Juventusit, flitet shumë se do të jetë talenti me origjinë nga Bari, Antonio Cassano, pasi të gjithë të dhënat çojnë pikërisht tek ai.

Emrat e tjerë që preferohen nga drejtuesit bardhë e zinj janë ato të: Dzeko, që qëndron objektivi numër një, Maxi Lopez i Catanias, Benzema dhe Suarez.

r.b/NOA

KOMENTE