Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja 8 simptomat e alarmit që sinjalizojnë sëmundjen e tumorit
English

Ja 8 simptomat e alarmit që sinjalizojnë sëmundjen e tumorit

Londër, 26 Tetor, NOA- Sëmundja e tumorit është një armik i fshehtë, që hyn në heshtje në jetën e njerëzve e të cilët shpesh herë nuk janë në dijeni të pranisë së saj deri sa është tepër vonë.

Në heshtjen e kësaj sëmundjeje ka 8 simptoma që më shumë se të tjerat sinjalizojnë për praninë e saj. Këto simptoma janë identifikuar nga studiuesit në Keele University dhe botuar në revistën British Journal of General Practice. Hulumtuesit kanë shqyrtuar 25 studime ndërkombëtare, duke kërkuar në mesin e tyre simptomat e kancerit. Ato janë:

- Gjak në urinë - Anemi - Gjak nga rektumi - Kollitje deri në humbje të gjakut - Një gungë në gji - Vështërsi në gëlltitje - Gjakderdhje post-menopausës - rezultat jo normal nga një ekzaminim i prostatës

Sipas autorëve të studimit këto simptoma zbulojnë praninë e kancerit dhe duhet të shkohet menjëherë te mjeku për të bërë sa më shpejt analizat. Për të rinjtë, nën 55 vjeç, dy janë anomalitë që hyjnë në “alarmin e kuq”: një gungë ose një masë në gji dhe rezultatet e një ekzaminimi të zorrës së trashë të prostatës. Për meshkujt mbi 55 vjeç, vëmendje e veçantë duhet të vihet në vështirësitë e gëlltitjes, e cila mund të zbulojë një tumor të ezofagut. Për femrat mbi 60 është gjaku në urinë që kërkon hetim urgjent në fshikëz. Në mënyrë të ngjashme, një anemi e rëndë në një gjashtëdhjetë vjeçar mund të jetë shenja e parë e një tumori të zorrëve, më shumë gjasa se te një njëzet vjeçar.

Studimi u vlerësua pozitivisht nga Royal College of General Practitioners, sipas të cilëve ky hulumtim "përforcon nevojën për të inkurajuar pacientët që të kontaktojnë menjëherë mjekun e tyre".

Cancer Research UK, një nga organizatat më aktive në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëron: "Këto evidentime të studimit janë të njohura tashmë si shenja të rëndësishme të mundshme të kancerit, por ka mbi 200 forma të kancerit, që shkaktojnë simptoma të ndryshme. Prandaj, çdo ndryshim i pazakontë ose i zgjatur në trupin tuaj meriton të jetë i kontrolluar". Individët nga ana e tyre duhet që të ndjekin rregullat e parandalimit primar (ushqim të shëndetshëm, lëvizje, mos pirja e duhanit dhe alkoolit) dhe të vëzhgohet çdo sinjal i pazakontë që dërgon trupi.

a.e./NOA

KOMENTE