Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Kriza politike në vend, për faj të Berishës
English

PS: Kriza politike në vend, për faj të Berishës

Tiranë, 25 Tetor, NOA – “Sali Berishës i bëjmë thirrje të qetësohet e të mos vazhdojë të tregojë përralla me mbret, ndërkohë që realiteti me të cilin përballen shqiptarët është komplet tjetër”.

I tillë ka qenë reagimi i anëtares së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, pas deklaratave të Berishës sot në mbledhje grupi.

“Partia Socialiste i kujton Sali Berishës se mbi të rëndon faji i krizës politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet sot Shqipëria”, tha ajo.

Duke shtuar se është pikërisht faji i Sali Berishës që sot ka 1 milion të papunë, që niveli i korrupsionit ka arritur rekordet apo që jeta po bëhet gjithmonë e më e papërballueshme.

“Që prej ditës së premte, Sali Berisha ka mbi tryezë ofertën e Partisë Socialiste për zgjidhjen e krizës, për të cilën fajtor është Sali Berisha. T'i lërë përrallat Saliu dhe të përgjigjet për ofertën, në mënyrë që reformat të ecin përpara dhe kriza ku është zhytur Shqipëria të zgjidhet”, përfundoi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE