English

Rinisin shirat, parashikimi i motit për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 25 Tetor, NOA - Dita e hene do te nise me vranesira ne te gjithe vendin ku me te dendura do te jene ne zonat Jugore te cilat do te gjenerojne shira qe ne mengjes. Ne te njejtat kushte atmosferike do te jemi edhe gjate oreve te mesdites.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te shtoje vranesirat ne te gjithe vendin dhe per pasoje ne mbremje dhe gjate nates i gjithe territori shqiptar do te perfshihet nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Shirat me te dnedura do te bien ne jug te territorit. Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje ne mengjes, por mesdita do te sjelle renie te ndjeshme te temperaturave ne vend. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe det me shpejtesi 30 km/h. Drejtimi i eres do te jete Jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije

3 balle.

Europa

Europa jugperendimore dhe rajoni i Mesdheut do te perfshihen nga nje sisitem i fuqishem vranesirash dhe shirash. Problematike serish do te jete italia ku shirat do te jene me rrembim dhe intensitet te larte, shoqeruar me stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe. Sistemi i vranesirave dhe shirave gjate nates do te zhvendoset drejt gadishullit te ballkanit. Europa Lindore do te perjetoje serish temperatura te uleta. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit europian do te jete me kthjellime dhe temperatura te uleta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Skandinavia rrezikohet nga temperatura te uleta.

n.e/NOA

KOMENTE