Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e dëshmorëve të policisë, Basha: Sakrifica e tyre transformoi Shqipërinë
English

Dita e dëshmorëve të policisë, Basha: Sakrifica e tyre transformoi Shqipërinë

Tiranë, 26 tetor, NOA – Sot në ditën kur përkujtohen të gjithë policët e vrarë në krye të detyrës për zbatimin e ligjit ministri i Brendshëm Lulzim Basha i ka cilësuar policët e rënë në mbrojtje të ligjit simbole guximi dhe vendosmërie, që mishërojnë sakrificën që shënjoi edhe konsolidimin e ëndrrës europiane të Shqipërisë.

“Sot bashkë me dhimbjen e pashlyer nga mungesa e tyre, ndjejmë dhe krenarinë e përligjur se kjo sakrificë qëndron në themel të transformimit rrënjësor të Shqipërisë, të Shqipërisë anëtare e NATO-s, të Shqipërisë pa viza, të Shqipërisë së pandalshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, tha ministri Basha në fjalën e tij drejtuar uniformave blu.

Përtej përkujtimit dhe përkuljes me nderim ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën në luftë kundër krimit për një jetë më të sigurt, ministri i Brendshëm bëri me dije se “Qeveria Berisha ka marrë masa të gjithanshme për të zbutur sa më

shumë që të jetë e mundur pasojat e humbjes së njerëzve tuaj më të dashur dhe se pas miratimit të ligjit janë plotësuar të gjitha aktet nënligjore për të mundësuar dhënien e ndihmës së menjëhershme dhe trajtimin financiar të familjeve të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë humbur jetën në krye të detyrës”.

Ministri Basha sqaroi se ky legjislacion u siguron familjarëve të të rënëve të policisë pension familjar të barabartë me pagën referuese të punonjësit të policisë në çastin e humbjes së jetës.

Ai theksoi se trajtimi financiar do të vazhdojë deri në përfundimin e studimeve të larta për fëmijët e të rënëve në krye të detyrës, e krahas kësaj shteti merr përsipër edhe trajtimin me bursë të plotë të studimeve si dhe masa lehtësuese për strehimin me përparësi dhe punësimin e fëmijëve dhe familjarëve.

Ministri i Brenshëm siguroi se qeveria dhe institucionet shtetërore vlerësojnë rolin kyç që ka policia në shtetin e së drejtës, në ushtrimin e funksioneve të saj të rëndësishme për mbrojtjen e jetës, shëndetit, pronës dhe sigurisë publike të qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre.

Andaj, bëri me dije shefi i dikasterit të Brendshëm se krahas mbështetjes dhe inkurajimit të policisë, qeveria ka marrë një sërë masash legjislative dhe administrative, të cilat synojnë paprekshmërinë e punonjësit të policisë, forcimin e autoritetit të

tij, përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimin financiar duke siguruar kështu, që ata të jenë më të përgjegjshëm, më të përkushtuar në mbrojtje të sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit.

“Teksa nderojmë veprën e dëshmorëve të Policisë, le të ripërtërijmë vendosmërinë dhe përkushtimin tonë të palëkundur ndaj qytetarëve dhe ligjit, në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe në luftën kundër krimit”, tha ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në fjalën e tij të mbajtur në përkujtim të policëve të vrarë në krye të detyrës.

mit/NOA
KOMENTE