English

Dyshohej për tentativë vrasje, arrestohet

Prishtinë, 26 tetor, NOA - Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej për tentativë vrasje.

Kështu, pas një pune të mirë hetimore dhe operative, forcat e Policisë së Kosovës kanë lokalizuar vendndodhjen e personit të kërkuar dhe kanë arritur të arrestojnë 42-vjeçarin B.Geca.

Ky person mësohet se gjithashtu, ishte shpallur person në kërkim, me urdhër-arresti ndërkombëtar nga Shqipëria me numër 454/04/2007 të datës 25.04.2007, për veprën penale të tentativës për vrasje.

Departamenti kundër krimit të organizuar, i mbështetur edhe nga njësia speciale ndërhyrëse e Policisë së Kosovës, pas lokalizimit të dyshuarit në lagjen “Dardania” të Pejës, ka realizuar operacionin e arrestimit.

n.e/NOA

KOMENTE