English

Haxhinasto: Integrimi rajonal, i rëndësishëm për Shqipërinë

Tiranë, 26 tetor, NOA – Sot ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti në takim një grup parlamentarësh, përfaqësues të EFTA-s (European Free Trade Agreement), të cilët ndodhen për një vizitë në Shqipëri.

Ministri Haxhinasto i njohu parlamentarët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri lidhur me procesin e integrimit evropian, liberalizimin e vizave, si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në drejtim të luftës kundër korrupsionit, si dhe promovimit të investimeve të huaja dhe krijimit të një klime sa më të favorshme për to në vend.

Gjatë takimit, Haxhinasto theksoi se Shqipëria është e vendosur për forcimin e bashkëpunimit me vendet fqinjë për të zhvilluar dhe nxitur një bashkëpunim të frytshëm për shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, si dhe në projektet me interes rajonal, si në infrastrukture, energji etj.

Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e integrimit rajonal dhe rolin promovues të vendit tonë në këtë aspekt.

Parlamentarët evropianë vlerësuar zhvillimet në Shqipëri dhe treguan interes për mundësitë e investimeve të huaja në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit, zgjerimit të kapaciteteve eksportuese në tregjet evropiane etj.

n.e/NOA

KOMENTE