Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krijuesit nga Diaspora, në Festivalin e VIII të Poezisë në Suedi
English

Krijuesit nga Diaspora, në Festivalin e VIII të Poezisë në Suedi

Malmë, 26 tetor, NOA - Të shtunën, më 30 tetor, në Malmë të Suedisë, do të mbahet Festivali I VIII I Poezisë dhe i Muzikës Krijuese të Shqiptarëve në Diasporë.

Këtë manifestim, të vetmin në diasporën shqiptare, e organizon Unioni i Shoqatave Shqiptare, ndërsa mësohet se në Festivalin e VIII, do të prezantohen 24 krijues letrarë dhe muzikorë shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në disa shtete të Evropës, por pjesa dominuese në festivalin e sivjetshëm janë nga Suedia.

Të gjitha punimet e prezantuara, do të përcillen nga Juria profesionale, ndërsa në bazë të vendimeve të kësaj jurie, për krijimet më të dalluara, organizatori do të ndajë shpërblime në të holla dhe shpërblime të tjera.

Në kuadër të manifestimeve përcjellëse të Festivalit, sivjet do të bëhet edhe promovimi i veprave letrare të Ismail Manxhukës, Zyrafete Manajt dhe Qerim Raqit, të tre krijuers letrarë nga Suedia, librat e të cilëve janë botuar brenda dy festivaleve.

Festivalin e Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, tashmë e ka futur në Programin e vet edhe Ministria e Kulturës e Kosovës, përfaqësuesit e së cilës ministri për çdo vit e nderojnë festivalin me pjesëmarrje.

n.e/NOA

KOMENTE