Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeprokurorja: Sfida më e vështirë, përballja me krimin “e jakave të bardha”
English

Kryeprokurorja: Sfida më e vështirë, përballja me krimin “e jakave të bardha”

Tiranë, 26 tetor, NOA – Ndërsa akuzat e ndërsjella për korrupsion e bashkëpunim me mafian kanë arritur pikun në politikën shqiptare, gjatë ceremonisë së diplomimit të 10 magjistratëve të rinj, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u deklaroi atyre se të vendosësh drejtësi është një proces i vështirë dhe po aq fisnik e i nderuar.

“Ky shërbim është edhe më i vështirë sot në vendin tonë për shkak të situatave të ngarkuara me konflikt e të bazuara për pasojë me doza të rënda abuziviteti, të cilat mund të paraqiten përpara jush për zgjidhje, kur të nisni punën si prokurorë”, u tha magjistratëve të rinj, zonja Rama.

Duke vlerësuar se për një prokuror është tejet i rëndësishëm profesionalizmi dhe integriteti i tij kryeprokurorja Rama nënvizoi në leksionin e saj se “Funksioni i prokurorit dhe gjyqtarit të vendos para situatave që duhet të shoqërohen me vendimmarrje të rëndësishme. Një prokurori i duhet sot të përballet jo vetëm me krimin e rrugës për të cilin ka dëgjuar e ka mësuar të flitet nëpër shkolla e për të cilin mendon se e ka një zgjidhje, ajo më e vështira është pikërisht përballja me krimin e ashtuquajtur “të jakave të bardha”, ai i cili nuk ka një pamje brutale të lexueshme, por gjendet i kamufluar mes formash të sofistikuara veprimesh financiare, fshihet pas trafikut të influencave, dhe është ndonjëherë aq pranë sa të bëhet e pabesueshme se mund të ketë edhe atë pamje”.

Në këtë kontekst Prokurorja e Përgjithshme theksoi se gjithçka në vendosjen e drejtësisë varet nga vullneti i individit, i gjyqtarit apo prokurorit, pasi drejtësia është virtyt dhe detyrë, në shërbim të shtetit të së drejtës, tha zonja Rama.

“Përgjegjësia për zgjidhjen e situatave të vështira me të cilat po përballet sisitemi i drejtësisë sot përveçse një detyrim funksional i prokurorëve e gjyqtarëve apo i aktorëve të tjerë të sistemit është gjithashtu një sfidë e të gjitha institucioneve shtetërore”, bëri me dije prokurorja e përgjithshme, duke nënkuptuar tymnajën e akuzave politike mes palëve.

Sipas Ramës, duhen zbatuar me rigorozitet të gjitha funksionet e sistemit të drejtesise, veçanërisht si prokurorë, duke kërkuar gjithashtu me këmbëngulje punën drejt qëllimit të përbashkët, luftës kundër krimit dhe vendosjes së drejtësisë.

Por, menjëherë pas fjalës së kryeprokurores Ina Rama, Presidenti i Republikës, Bamir Topi reagoi duke kërkuar nga drejtësia të bëjë punën e saj dhe të vendosë drejtësi sa më shpejt për të gjitha akuzat e rënda publike.

mit/NOA

KOMENTE