Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Uendi, sekuestron arsenal armësh
English

Operacioni Uendi, sekuestron arsenal armësh

Durrës, 26 tetor, NOA - Finalizohet me sekuestrimin e një arsenali armësh si dhe arrestimin në flagrancë të tre personave, operacioni policor i koduar “Uendi”.

Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, në kuadër të një hetimi disa-mujor, u bllokuan disa armë zjarri, pistoleta dhe municione respektive, paraprakisht të dyshuara si të destinuara për tregtim në qytetin e Durrësit.

Mësohet se të ndaluarit janë Gazmend Përlala, 21 vjeç; Arsen Prenga, 22 vjeç dhe , Arjan Gjana, 22 vjeç; që të tre banues në Tiranë.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin furgon tip Benz me targa TR 2872 M, i cili shërbente për transport artikujsh higjene, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta tip Ekol Special 99 të kalibrit 9 mm; 4 krehra pistolete dhe 20 copë fishekë luftarakë.

Automjeti në fjalë u ndalua për kontroll nga shërbimet e policisë, në kohën kur udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezulton se këto armë e municione ishin të destinuara për tregun e brendshëm.

Ndërkaq, vazhdon puna për zgjerimin e mëtejshëm të hetimit lidhur me implikimin e personave të tjerë për rastin në fjalë.

Materialet proceduriale për veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve në bashkëpunim do t’i kalohen për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE