Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Regjistrimi i Njësive Ekonomike Jobujqësore do të nisë 8 nëntor
English

Regjistrimi i Njësive Ekonomike Jobujqësore do të nisë 8 nëntor

Tiranë, 26 Tetor, NOA – Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo mblodhi Komisionin Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore, duke caktuar datën 8 nëntor, ku bëjnë pjesë edhe ministrat Meta, Basha dhe Bode.

Komisioni ka në përbërje të tij gjithashtu drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe zyrtarë të tjerë të INSAT, drejtorin e Përgjithshëm të QKR, drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dekanin e Fakultetit Ekonomik të UT-së dhe Drejtorin e DEBASKON, në Kryeministri.

Komisioni vendosi ndër të tjera që regjistrimi i Njësive Ekonomike Jobujqësore të nisë më 8 Nëntor 2010 dhe do të zgjasë 1 muaj.

Ky regjistrim do të kryhet në të gjitha njësitë ekonomike aktive që përmban Regjistri i Ndërmarrjeve, të cilat ushtrojnë aktivitet në gjithë territorin e Shqipërisë dhe që kanë marrë kod identifikimi, NUIS nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe QKR. Në këtë regjistrim përfshihen edhe subjektet e administratës publike, OJF-të dhe organizatat ndërkombëtare.

Pas publikimit të të dhënave paraprake në qershor 2011, afati i publikimit i të dhënave përfundimtare do të jetë në dhjetor 2011.

Projekti për Regjistrimin e Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jobujqësore financohet nga buxheti, BE e donatorë të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE