English

Revolucion në botën e kontraceptivëve: Lamtumirë pilulave, arrin kremi kontraceptiv

Tiranë, 27 Tetor, NOA- Në të ardhmen në vend të pilulës kontraceptive femrat mund të përdorin një krem- xhel në lëkurë, i cili nuk ka efekte anësore. Zbulimi i ri u prezantua në takimin e American Society for Reproductive Medicine, dhe testi i parë, edhe pse në një numër të kufizuar të pacientësh rezultoi pozitiv.

Kremi ka si përbërës aktiv Nestoronin, një hormon progestin dhe mund të përhapet në pjesë të ndryshme të trupit. Testi i parë ka përfshirë 18 femra të moshës ndërmjet 20 dhe 30 vjeç, që pas shtatë muajsh testimi duke përdorur 30 miligram xhel në ditë nuk kanë pasur as shtatzëni as efekte anësore.

Ruth Merkatz, ideatoria e kremit dhe përfaqësuese e organizatës jofitimprurëse Population Council e cila zhvilloi testin, shpjegon: "Natyrisht subjektet janë të pakta, por rezultatet janë të mira. Tani ne do të përpiqemi ta provojmë kremin në një numër më të madh njerëzish”.

Një avantazh i këtij zbulimi, thonë ekspertët është që këtë krem mund ta përdorin dhe femrat lehona të cilat nuk mund të marrin pilula, sepse ato inteferojnë me qumështin.

a.e./NOA

KOMENTE