Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët preferojnë të bëjnë tregti vetëm me BE
English

Shqiptarët preferojnë të bëjnë tregti vetëm me BE

Tiranë, 26 Tetor, NOA - Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian, vazhdon të zërë vendin kryesor në totalin e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, konkretisht në shifrën prej 68.7 përqind.

Kështu ka bërë me dije Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit, duke pohuar se partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia, ku me Italinë eksporti është 56.7 përqind dhe importi 28.2 përqind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.6 përqind dhe importi 13.1 përqind.

Ndër të tjera, raporti citon se në shtator u eksportuan 13,8 miliardë lekë mallra, me rritje 41.6 përqind, në krahasim me muajin gusht, dhe rritje me 43.6 përqind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Në total, u importuan 41 miliardë lekë mallra me rritje 1.7 përqind në krahasim me muajin gusht dhe rritje 0.8 përqind në krahasim me muajin shtator.

n.e/NOA

KOMENTE