Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi dekoron shkrimtarin dhe albanologun Martin Camaj
English

Topi dekoron shkrimtarin dhe albanologun Martin Camaj

Tiranë, 26 tetor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot në Presidencë, në një ceremoni të veçantë, shkrimtarin dhe albanologun Martin Camaj (pas vdekjes), me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast bashkëshortja e të ndjerit, Erika Camaj, kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, zv/ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Nora Malaj, shkrimtarë, albanologë, përkthyes, studiues, personalitete të ndryshme të fushës së gjuhësisë e letërsisë.

“Jam thellësisht i prekur, që në cilësinë e Presidentit të Republikës, më takon mua personalisht të zyrtarizoj kthimin përfundimtar në mes të mëdhenjve, ashtu siç i ka hije, poetit, prozatorit, albanologut, mjeshtrit të madh të gjuhës dhe fjalës shqipe, Martin Camajt”, tha Topi në fjalën e tij.

“Ndonëse të ndam për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë”. Këto fjalë të thëna në çastet e fundit të vitit 1992, nga “shkrimtari i lartësive” gjithnjë e më shumë marrin një formë testamenti, duke shpjeguar një marrëdhënie unike me letërsinë dhe historinë, me vendin dhe popullin e tij.

“Jam i bindur që sot bashkohemi të gjithë në një zë për të thënë: Po, ti je i yni dhe ne jemi krenarë për ty! Ne jemi të tutë, kemi qenë gjithmonë të tillë, edhe atëherë kur diktatura me dhunën dhe zhurmën e saj të mbulonte me harresë, edhe sot më shumë se kurrë, kur kuptojmë sa shumë na ke dashur, duke e dërguar kulturën shqiptare drejt Evropës përpara se Shqipëria t’i afrohej asaj”, shtoi ai.

Sipas Topit, kur ka firmosur urdhrin “Nderi i Kombit” për Martin Camajn, unë kam patur parasysh përkushtimin e tij sipëror ndaj gjuhës sonë, artin e madh, dashurinë e vuajtur e poetike ndaj Shqipërisë së tij.

n.e/NOA

KOMENTE