Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transparency International: Treguesi global i korrupsionit, Shqipëria në vendin 87
English

Transparency International: Treguesi global i korrupsionit, Shqipëria në vendin 87

Tiranë, 26 Tetor, NOA – Treguesi global i korrupsionit për vitin 2010 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 87-të, duke lënë pas për nivelin aktual të këtij treguesi vetëm dy vende nga rajoni ynë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Publikimi i këtyre fakteve të reja rreth vlerësimit të indeksit të korrupsionit në mbath botën, u bë nga drejtuesit e organizatës “Transparency International Albania” në Tiranë, sipas të cilëve Shqipëria renditet si vendi i gjashtë në rajon për nivelin aktual të ekzistencës së korrupsionit.

Përfaqësuesi i TIA-s, Endri Shabani, vuri në dukje se raporti tregon se korrupsioni përcakton edhe motorin ekonomik të një vendi, që sipas tij, do të thotë se aty ku ka korrupsion, ka edhe probleme ekonomike.

“Vendet ku treguesi i korrupsionit është i lartë kanë predispozitë të jenë me probleme ekonomike dhe politike”, vuri ai në dukje.

Duke pohuar se në krye të renditjes listohen shtete si Danimarka, Islanda apo Singapori, të cilat përballen me një zhvillim ekonomik dhe demokraci të zhvilluar etj.

n.e/NOA

KOMENTE