Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vuk Drashkoviç: Populli, është më i rëndësishëm se hektarët
English

Vuk Drashkoviç: Populli, është më i rëndësishëm se hektarët

Beograd, 26 tetor, NOA - Mospjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet në Kosovë do t’u sillte atyre izolim nga realiteti, thotë për “Radion Evropa” e Lirë Vuk Drashkoviq, kryetar i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe dhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë.

“Vendimin për njohjen nuk e morën serbët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të botës e njohin shtetësinë e Kosovës. Ne jemi për një politikë dhe marrëdhënie të afërta me ato që kanë ekzistuar ndërmjet Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore. Ato kurrë nuk e njohën njëra-tjetrën, por kishin bashkëpunim të gjithanshëm”, tha ai.

Çfarë mund të humbasin serbët nëse nuk dalin në zgjedhjet në Kosovë?

Ata e vënë veten në pozitën ku privohen nga të drejtat e tyre, nga mundësia e luftës për të drejtat e tyre dhe dakordohen me statusin e getos. Nuk është patriotizëm t’i shtysh njerëzit të jenë peng i një politike autiste, e cila në 10 vjetët e fundit është zhvilluar ndaj serbëve të Kosovës. Kjo politikë ka qenë autiste në kuptimin se nga serbët e Kosovës është kërkuar që me vetizolim të luftojnë për ruajtjen e sovranitetit të Serbisë ndaj Kosovës, edhe pse ky sovranitet i Serbisë ndaj Kosovës është hequr me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Është e sigurt që prania e serbëve në institucionet dhe në Parlamentin e Kosovës mund të jetë vetëm në interes të popullit serb në Kosovë.

Kemi dëgjuar nga kryetari i partisë suaj në Kosovë, Rangjell Nojkiq, se do të kërkoni që në zgjedhje të marrin pjesë edhe serbët e zhvendosur. A do të jetë kjo kërkesa juaj?

Kuptohet se do të kërkojmë. Mjaft serbë pas vitit 1999 e kanë lëshuar Kosovën. Tash janë refugjatë, apo kanë statuse të çuditshme të personave të zhvendosur në Serbi. Shumica syresh dëshirojnë të kthehen dhe është e drejtë e tyre që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Po çfarë thonë partnerët e koalicionit në Beograd? A kanë vërejtje rreth kësaj?

Jo. Nuk kemi biseduar për këtë. Qëndrimet tona për Kosovën janë krejtësisht të qarta. Ne jemi parti nacionale dhe nuk na duhen kurrfarë dëshmish për këtë. Është gjithashtu fakt se jemi për Serbinë në perëndim dhe kjo na obligon ta dallojmë realitetin nga iluzionet, ta dallojmë urtësinë nga marrëzia, t’i dallojmë projektet që nuk çojnë askund nga projektet që janë në interes të popullit, si dhe ta dallojmë atë që është stabilitet nga ajo që është urrejtje dhe jostabilitet. Ka shumë njerëz, në mesin e serbëve dhe shqiptarëve, që kanë frikë nga normalizimi, nga një jetë normale në relacionin Beograd-Prishtinë, sepse ajo nuk u përgjigjet. Mafiozëve, kriminelëve dhe njerëzve të urrejtjes u përgjigjet fatkeqësia, sepse gjithmonë fatkeqësia e popullit ka qenë burim i lumturisë për ta.

A pritni që Qeveria e Serbisë apo presidenti Boris Tadiq t’i ftojë serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje? Mendoni se kjo është reale për momentin?

Po, e pres këtë. Përndryshe, përse do të ishte rezoluta, të cilën e hartuam me Bashkimin Evropian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve? Nuk zgjidhet çështja e statusit të Kosovës me pjesëmarrjen në zgjedhje, por me mosdaljen e tyre vendoset për mosstatusin e serbëve. Ne, si parti nacionaliste, nuk duam ta dëshmojmë patriotizmin tonë me një politikë shkurtpamëse të luftës për hektarët ku nuk ka serbë. Neve na intereson statusi i asaj që është e jona: populli serb dhe trashëgimia historike dhe fetare e tij.

Përfaqësuesit e pushtetit në Beograd konsiderojnë se çdo pjesëmarrje e serbëve në zgjedhje nënkupton njohjen e Kosovës...

Kjo nuk është e vërtetë. Sa për statusin e Kosovës, më duket se vendoset jashtë Serbisë, por edhe jashtë Kosovës. Sot është realitet i hidhur se 22 vende të Bashkimit Evropian e njohin Kosovën, ndërkohë që Serbia pohon se rruga e saj për në Evropë nuk ka alternativë. Vendimin për njohjen nuk e morën serbët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të botës e njohin shtetësinë e Kosovës. Ne jemi për një politikë dhe marrëdhënie të afërta me ato që kanë ekzistuar ndërmjet Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore. Ato kurrë nuk e njohën njëra-tjetrën, por kishin bashkëpunim të gjithanshëm. Sa është i gatshëm opinioni publik në Serbi për një pranim të këtillë të realitetit?

Sot në skenën politike në Serbi i kemi të ashtuquajturit patriotë, të cilët maksimalisht e shfrytëzojnë Kosovën për ta realizuar qëllimin e tyre strategjik - që të pengohet shkuarja e Serbisë në Perëndim, të pengohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kjo i frikëson ata. Ky shtet ndodhet para vendimeve të mëdha nëse do të bëjë çmos që të mos na ikë treni i fundit për në Bruksel.

A mendoni se kjo duhet të jetë bazë e Beogradit për dialogun e pritshëm me Prishtinën?

Po, ashtu është. Mendoj se qysh në fillim duhet të pengohen përpjekjet për obstruksione të këtij dialogu. Ka shumë analistë dhe njerëz të zgjuar që dalin nëpër gazeta, por ka edhe politikanë, madje nga koalicioni qeverisës, të cilët thonë se do të fillohet ngadalë dhe se dialogu do të zgjasë. Ata thonë se do të fillojmë nga gjërat e vogla dhe se në fund do të vijmë te statusi i Kosovës. Kjo rrugë shpie drejt shkatërrimit dhe është e paramenduar që këto bisedime të dështojnë. Neve na intereson statusi i serbëve dhe i trashëgimisë sonë historike. Mendoj se do ta kemi lehtë dhe se marrëveshja mund të arrihet për dy-tre muaj.

A do të thotë kjo se Serbia duhet të heqë dorë nga aktualizimi i çështjes së statusit të Kosovës?

Mendoj se kjo është diçka për të cilën as nuk mund të bisedohet. Askush nuk mund të bisedojë për atë se çfarë është bindja historike e një populli. Bindja historike e popullit serb ka qenë dhe është se Kosova është Serbi, por bindja është diçka që e mbajmë në zemër. Realiteti i sotëm është diçka krejtësisht ndryshe. Politika aktuale që ne e ndjekim ndaj Kosovës, është politikë e mbrojtjes së sovranitetit, që nuk e kemi, ndaj një territori ku 90 % e njerëzve nuk e duan sovranitetin e Serbisë. Kjo politikë i kushton vendit rreth 800 milionë euro në vit. Në vend që t’i hedhim kot me një politikë autiste këto 800 milionë euro në vit, ne duhet t’i investojmë te populli serb në Kosovë dhe menjëherë do t’i shihnim rezultatet.

Po çka me veriun e Kosovës? A mendoni se ai mund të jetë pengesë në këtë dialog?

Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara është i qartë - nuk ka ndarje. Përse nuk ka ndarje? Sepse nuk guxon të lejohet efekti domino. Ndarja e Kosovës nënkupton ndarjen e Bosnjës dhe fundin e saj, ndarja e Kosovës nënkupton ndarjen dhe fundin e Maqedonisë, por edhe ndarjen e Malit të Zi.

Atëherë, cila do të duhej të ishte strategjia e Beogradit rreth veriut të Kosovës?

Strategjia duhet të jetë evropianizimi i vetë Kosovës. E kam parë në pjesën jostatusore të Planit të Ahtisarit se Kosova është paraparë që të ndahet në tri euro-rajone. Njëri nga këto euro-rajone është veriu i Kosovës.

“Radio Europa e Lirë”

KOMENTE