English

Fiorentina pret krahëhapur Mutu

Firence, 27 tetor NOA - Stevan Jovetic nuk do të jetë i disponueshëm për ekipin e Fiorentinës dhe për 5 apo 6 muaj të tjerë, por ndërkohë një lajm i gëzueshëm për këtë klub vjen nga sulmuesi rumun Adrian Mutu, nga i cili mund të themi se varet tërësisht fati i ekipit.

Tifozeria vjollcë është duke e pritur me padurim rikthimin e talentit, me golat dhe lëvizjet e tij në fushën e lojës dhe kjo pasi pritet shumë që ai ta kthejë Fiorentinën në nivelet më të larta të Seria A. Trajneri serb, Mihajlovic, pet shumë nga Mutu, i cili duhet thënë vjen pas një jave tepër stresuese, në lidhje me një episod jo të këndshëm në të cilin u përfshi.

r.b/NOA

KOMENTE