Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Vetëvendosje! krijon pika të reja në Gjilan
English

Lëvizja Vetëvendosje! krijon pika të reja në Gjilan

Gjilan, 27 tetor, NOA – Në vazhdën e aktiviteteve të shtrirjes së saj, Lëvizja Vetëvendosje! themeloi sot dy pika të reja në kuadër të Këshillit për Zhvillimin e Qendrës në Gjilan, konkretisht në shatrat Livoç të Poshtëm dhe Cërnicë.

Në fjalimin e tij, kreu i Vetëvendosje! Albin Kurti veç të tjerath theksoi se kjo lëvizje po hyn në këto zgjedhje, jo nga dëshira, por nga nevoja imediate e kohës.

“Ata (pra pushtetarët e deritanishëm) e kanë futur Kosovën në baltë dhe neve na nevojitet tani t’i fusim thellë duart në këtë baltë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”, tha ai.

Në debatin që pasoi, qytetarët shtruan shumë pyetje dhe interesime të tyre rreth gjendjes aktuale politike dhe zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.

Përveç të tjerash, Albin Kurti foli edhe për nevojën e një organizimi të duhur për t’u konsoliduar për pjesëmarrje në zgjedhjet që na presin, duke tërhequr vërejtjen se “viti 2011, po fituan partitë që qeverisën deri më tani, mund të jetë shumë më i keq se vitet paraprake, ngase Kosova gjendet para sfidave shumë të mëdha, me të cilat nuk mund të përballen ata që deri në fyt janë zhytur në korrupsion e keqpërdorime”.

Qytetarët e pranishëm i shtruan shumë pyetje Albin Kurtit, në të cilat ai u përgjigj, duke thënë kategorikisht se Vetëvendosje!-a nuk do të bisedojë me Serbinë në asnjë rast, aq më pak në rrethanat ekzistuese, kur bisedimet e paralajmëruara nuk i sjellin asnjë dobi Kosovës, por bëhen me qëllim që t’ia lehtësojnë Serbisë rrugëtimin drejt integrimeve Evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE