Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Berishës: Shkollimi në vend, “i fundit” në botë
English

PS, Berishës: Shkollimi në vend, “i fundit” në botë

Tiranë, 27 tetor, NOA – Pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha për mbështetjen e arsimit të lartë, rritjen e kuotave të studentëve dhe rritjen e financimeve për universitetet publike, ka reaguar nga selia rozë deputetja Ledi Shamku, e cila deklaroi se të gjitha premtimet për arsimin janë vetëm fjalë, pasi nga e vërteta e ndan një hendek i madh që po e vuajnë përditë shqiptarët.

Deputetja Shamku solli në vëmendje realitetin e vërtetë në universitete, ku sipas saj numri i pedagogëve nuk është rritur sikundër thotë kryeministri, porse më qindra pedagogë e arsimtarë janë hequr nga puna, më së shumti për arsye politike.

“Sali Berisha deklaron rritje të cilësisë së mësimdhënies, por fatkeqësisht pedagogët shqiptarë në vend, që të ndjejnë mbështetjen e qeverisë, janë trajtuar si fakirë të keqpaguar, të lënë pa rroga e të cënuar në dinjitet”, tha zonja Shamku.

Sipas saj, ishte Sali Berisha ai që pati paturpësinë të flasë për rëndësinë e punës kërkimore, në një kohë kur ishte vetë ai autori i shkatërrimit të të gjitha institucioneve shkencore në këtë vend.

“Kështu pra, s’ka shqiptar që nuk e di tashmë se ju Sali Berisha jeni shndërruar në shefin e analfabetizmit, e se sërish dje, për të njëqindën herë, kishit mu në zemër të Mirditës 150 nxënës në protestë, tok me prindër e, se ju ia pushuat mësuesit nga puna, dhe ua kthyet shkollën në klasa kolektive, siç e kishin 40 vjet më parë. Shkoni e jepini përgjigje gjithë asaj krahine, dhe thuajini: Po, unë Sali Berisha, ju kam gënjyer dhe po vijoj t’ju gënjej”, sqaroi deputetja socialiste.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit t’u japë përgjigje studentëve, të cilët po lënë auditorët, për të marrë pjesë në protesta, për shkak të vendimeve të qeverisë që po sjellin shkatërrimin e universiteteve Publike, me synimin që të frekuentohen universitetet private të hapura nga njerëz pranë kryeministrit.

Deputetja Ledi Shamku, theksoi se ka mbi 5 vjet, që nuk po ndërmerret hapi për vlerësimin e universiteteve, publike dhe private, një hap i premtuar që ende s’po merret, pasi universitetet tona, si përshembull ai Politeknik i Tiranës, u rendit nga agjencitë ndërkombëtare, i fundit në botë.

“I fundit në botë! Këtu e keni katandisur shkollimin në Shqipëri, ju Sali Berisha, ju folës i madh dokrrash ende më të mëdha”, përfunoi deklaratën e saj për situatën e arsimit të lartë, deputetja socialiste, Ledi Shamku.

mit/NOA
KOMENTE