Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkatërrohet organizata shqiptare e trafikut të drogës në Bari, arrestohen 6 trafikantë
English

Shkatërrohet organizata shqiptare e trafikut të drogës në Bari, arrestohen 6 trafikantë

Bari, 27 tetor, NOA – Shkatërrohet një organizatë e trafikut të drogës, e lidhur me mafien shqiptare, të cilët kishin zgjedhur si bazë për trafikimin Tranin dhe Altamurën në Puglia të Italisë.

Lajmi është bërë me dijeni nga agjencitë italianë, sipas të cilave, kjo organizatë transportonte kilogramë të tërë kokaine, hashashi dhe marijuane, të importuara nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria.

Guardia di Finanza e Barit, me kërkesë të prokurorit Anti-Mafia të Barit, arrestoi katër shqiptarë dhe dy të tjerë në Napoli, të akuzuar për konspiracion për trafik ndërkombëtar të drogës.

Në krye të kësaj organizate të rrezikshme bëhet me dijeni se qëndronte super-bosi shqipta Olsi Meta, i cili mësohet se aktualisht është në arrati.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij i ngushtë ishte shoku i tij në Shqipëri, Fran Çoku, i cili i ngarkonte mallin nga Shqipëria, i destinuar për në portet e Barit dhe Brindizit.

Hetimet treguan kontakte të forta të tyre me trafikantët e drogës të Kamorrës napolitane: Gaetano Marino, një anëtar i shkëputur dhe Secondigliano Santolo Carotenuto, në afërsi zonës rreth Vezuvit.

Konkretisht, nga ky operacion, forcat italiane të policisë kanë mundur të sekuestrojnë 44 kilogramë marijuanë, kokainë dhe 5 e 500 gram heroinë.

n.e/NOA

KOMENTE