Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazhi: Sarkozi, me popullaritetin më të ulët se kurrë
English

Sondazhi: Sarkozi, me popullaritetin më të ulët se kurrë

Paris, 27 tetor, NOA – Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, po përballet aktualisht në Francë me popullaritetin më të ulët që ka patur ndonjëherë, që nga marrja e detyrës për kryesimin e shtetit të Francës para 3 vitesh.

Këtë e tregon një sondazh i fundit i zhvilluar në këtë vend, sipas të cilit, ndaj tij po rëndon aktualisht kostoja e kundërshtimit të ligjit të qeverisë për reformimin e pensionit, i cili do të rriste moshën minimale të pensionit edhe për dy vjet të tjera,duke e çuar në 62 vjeç.

Kjo reformë, sipas të dhënave, kundërshtohet nga mëse 70 përqind e francezëve, të cilët përbëjnë kështu një kontingjent të shtuar kundër kryetarit të shtetit të tyre.

Nga ana e tij, presidenti Sarkozy ka deklaruar se këto reforma janë të domosdoshme për të zbutur deficitin buxhetor të Francës dhe ka mbajtur qëndrim të rreptë ndaj reformave. n.e/NOA

KOMENTE