Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strategjia për Inovacionin e Biznesit, 10 milionë euro për 5 vjet
English

Strategjia për Inovacionin e Biznesit, 10 milionë euro për 5 vjet

Tiranë, 27 tetor, NOA – Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin e Donatorëve për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME-të), ku u diskutua në lidhje me draft strategjinë e Inovacionit të Biznesit dhe Teknologjisë.

Forumi u hap nga zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, i cili falënderoi donatorët për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin me ta, ndërkohë që njoftoi se METE është duke punuar mbi një platformë të gjerë për SME-të, e cila shumë shpejt do të bëhet e ditur për ta dhe për qeverinë.

Nga ana e tij, ministri Meta tha se funksionimi i Tryezës së Donatorëve për SME-të është shprehje e vullnetit të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me të gjitha organizatat financiare ndërkombëtarë, donatorëve dhe programeve të ndryshme, që kontribuojnë për zhvillimin e SME-ve.

Ai u shpreh se për qeverinë shqiptare zhvillimi i SME-ve konsiderohet si një ndër objektivat e rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Shqipëria, sipas Indeksit Global të Konkurueshmërisë për vitin 2010-2011, në renditjen e përgjithshme zë vendin e 88 nga 139 vendet e analizuara, e cila tregon një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me indeksin e një viti më parë, ku Shqipëria renditej e 96-ta nga 133 vende pjesëmarrëse në raport”, u shpreh Meta.

Përsa i përket draft Strategjisë së Inovacionit të Biznesit dhe Teknologjisë, ministri i Ekonomisë, tha se ajo ka si qëllim zbatimin e një politike proaktive të inovacionit, ndihmën ndaj kompanive në procesin e inovacionit, përmirësimin e kapaciteteve teknologjike si dhe krijimin e një sistemi inovacioni që të rrisë bashkëveprimin e institucioneve në mbështetje të ndërmarrjeve.

“Kjo strategji do të shërbejë gjithashtu në plotësimin e një boshllëku dhe krijimin e një lidhje më të mirë ndërmjet politikës së zhvillimit të SME-ve me anë të shkencës dhe teknologjisë”, u shpreh zv/kryeministri z. Meta.

Në fund, ai shtoi se draft-strategjia nxjerr nevojën për krijimin e Qendrës së Ndërmjetësimit të Biznesit dhe Inovacionit, misioni i së cilës do të jetë të bëjë të mundur që biznesi shqiptar të rinovojë dhe përmirësojë produktet dhe teknologjinë e tij.

“Me qëllim që kjo draft strategji të bëhet e zbatueshme, ajo shoqërohet me një plan veprimi konkret. Kostoja e përafërt e vlerësuar për zbatimin e këtij plani veprimi për periudhën 2011-2016 është në total prej 10.3 milionë euro. Afërisht rreth 77 për qind e kësaj kostoje do të përballohet me kontributin e donatorëve dhe rreth 23 për qind me kontributin e buxhetit të shtetit”, tha Meta.

n.e/NOA

KOMENTE