Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Emëtuam Eurobondin e parë 300 mln euro me interes 7,5 %
English

Bode: Emëtuam Eurobondin e parë 300 mln euro me interes 7,5 %

Tiranë, 28 tetor, NOA - Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi sot se është emetuar eurobondi i parë shqiptar në vlerën 300 mln euro dhe me interesin më të ulët prej 7.5 përqind.

Ministri Bode theksoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se ndërmjet prerjeve të tjera qeveria ka përzgjedhur prerjen 300 mln euro për shkak se kishte interesin më të ulët me vetëm, 7.5 përqind.

Shefi i dikasterit të Financave ritheksoi se emetimi i Eurobondit dëshmon për zhvillimin e besueshëm të ekonomisë shqiptare e do të përdoret për të shlyer kredinë sindikale prej 200 mln eurosh, të marrë një vit më parë, që sipas Bodes bën të mundur kursimin e 1 miliardë lekëve.

Eurobondi i emetuar në vlerën 300 mln euro udhëhiqet nga dy bankat më të mëdha në botë për transaksionet e emetimit të titujve si banka JP Morgan dhe Deutsche Bank.

Vetë Guvernatori i Bankës Kombëtare, Ardian Fullani e cilësoi momentin e emetimit të eurobondit të parë shqiptar si të mbërritur në momentin e duhur.

mit/NOA
KOMENTE