English

Bode i raporton për buxhetin shefit të FMN

Tiranë, 28 tetor, NOA Update - Ministri i Financave, Ridvan Bode, priti sot në një takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Gervin Bell, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore.

Shefi i misionit të FMN-së ndodhet në Tiranë për t’u njohur me zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare dhe realizimin e buxhetit, në krye të një misioni të posaçëm për të analizuar me qeverinë shqiptare ecurinë ekonomike dhe gjendjen aktuale të financave publike.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të ministrisë së Financave, ministri Bode e njohu Bell me treguesit e buxhetit 2010 si dhe për fazën në të cilën ndodhet miratimi i projektbuxhetit 2011, i cili shumë shpejt do të kalojë për miratim në qeveri dhe Kuvend.

Bëhet me dije se gjatë ditëve në vazhdim misioni i FMN-së do të kryejë takime me stafin drejtues të Ministrisë së Financave dhe se qëndrimi i tij në Tiranë do të mbyllet javën e ardhshme me një konferencë të përbashkët të Bell me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

n.e/NOA

KOMENTE