Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doni të humbni peshë? Fikni dritën!
English

Doni të humbni peshë? Fikni dritën!

SHBA, 29 Tetor, NOA- Sipas një studimi nga “Ohio State University”, drejtuar nga Laura Fonken dhe publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ekspozimi në dritë natën ndikon negativisht në metabolizëm.

Hulumtuesit vëzhguar sjelljen e dy grupeve të minjve laboratori: një grup është mbajtur në një cikël normal duke alternuar errësirën dhe dritën, 16 orë dritë dhe 8 orë errësirë, dhe grupi i dytë 16 orë dritë dhe 8 orë dritë të zbehtë.

Studimi tregoi se minjtë e grupit të dytë fituan peshë 50% më shumë se ato të grupit të parë që u mbajtën në një cikël normal dritë dhe errësirë, me gjithë nivelin e njëjtë të aktivitetit fizik dhe të njëjtën sasi të ushqimit. Dr. Fonken shpjegon: "Edhe pse nuk ka pasur dallime në nivelin e aktivitetit fizik apo konsumin ditor të ushqimit, minjtë që janë ekspozuar në dritë gjatë natës janë shëndoshur më shumë se të tjerët. Drita natën shkakton një rritje të peshës së trupit dhe ndryshimin e parametrave të tjerë metabolikë". Kjo është përsëritur edhe nga profesor Randy Nelson, bashkë-autor i studimit, i cili pretendon se: “drita gjatë natës është një faktor mjedisor që mund të kontribuojë në shfaqjen e obesitetit në mënyrat që njerëzit nuk e presin". Studiuesit për hulumtimin e mësipërm janë nxitur nga studime të mëparshme që kanë demonstruar se kush punon natën dhe pushon ditën është më i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Këto studime kanë treguar se obesiteti lind nga një korrelacion i shumë faktorëve e më i rëndësishmi mes tyre është cikli i rregullt gjumë - zgjim.

Deri tani, përveç ushqimeve yndyrore, aktivitetit të dobët fizik, mënyrës së çrregullt të ushqyerit duhet gjithashtu të marrim në konsideratë edhe ekspozimin në dritë gjatë natës.

a.e./NOA
KOMENTE