Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski takohet sot me Papandreun
English

Gruevski takohet sot me Papandreun

Bruksel, 28 tetor, NOA – Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Bruksel pritet të takohet me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu, një takim i radhës për kontestin e emrit.

Takimi do të zhvillohet në margjinat e Këshillit të Evropës, bëjnë të ditur burime pranë Qeverisë së Maqedonisë.

Ky është takimi i shtatë me radhë midis dy kryeministrave, por që nuk kontribuan në tejkalimin e mosmarrëveshjeve lidhur me gjetjen e një kompromisi për emrin.

Kryeministri Gruevski po qëndron për vizitë treditore në Bruksel, për të realizuar takime me zyrtarë të lartë të BE-së.

Ai dje zhvilloi një takim me presidentin e KE-së, Hoze Manuel Baroso, ku në qendër të vëmendjes ka qenë raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë, që pritet të shpallet më 9 nëntor.

NOA-INA

KOMENTE