Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënoi me automatik nusen e vëllait, kapet
English

Kërcënoi me automatik nusen e vëllait, kapet

Përmet, 28 tetor, NOA – Një person është arrestuar në flagrancë në fshatin Piskovë të Përmetit, pasi në polici mbërriti një telefonatë nga dikush se po e kërcënon me armë kunati i vet.

Ngjarja e raportuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, vijon më tej me faktin se menjëherë pas telefonatës, në drejtim të fshatit Piskovë janë nisur forcat e policisë të Përmetit, të cilët pasi kanë marrë të gjitha informacionet rreth saj, kanë bërë rrethimin e banesës së autorit, i cili është Syrja Hoxha.

Pas disa minutash, forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e tij, pasi ai nuk bëri rezistencë ndaj tyre, duke i bllokuar dhe sekuestruar një automatik model 56 “Kallashnikov” dhe tre krehra me fishekë.

Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se Syrja Hoxha ka kërcënuar me armën e zjarrit kunatën e vet (nusen e vëllait), me inicialet E.H, për motive pronësie.

Nga ana e policisë, u kryen të gjitha veprimet e para hetimore, si edhe u bë arrestimi në flagrancë i Hoxhës, 50-vjeçar, lindur dhe banues në Piskovë të rrethit Përmet, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit dhe krehrat me fishekë.

Arrestimi u bë për veprën penale të “Kanosje” dhe “Mbajtje e armëve dhe municioneve pa leje”, vepra këto të parashikuara nga nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE