Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Asnjë kompromis për diktatorin, po mbroni Hitlerin e shqiptarëve
English

Kryeministri: Asnjë kompromis për diktatorin, po mbroni Hitlerin e shqiptarëve

Tiranë, 28 tetor, NOA – “E trishtë, e hidhur dhe e padenjë do të regjistrohet kjo ditë në punimet e parlamentit. Pasi nuk po mbrohet ndërtesa e Piramidës, por çështja është tek mbrojtja e kultit të njeriut më gjakësor dhe më mizor të pasluftës, Enver Hoxha”.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë seancës së sotme plenare, duke komentuar qëndrimin kundërshtues të deputetëve socialistë për shembjen e ish-Piramidës. Sipas tij, në kor dhe unison me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë, deputetët socialistë po mbrojnë apologjinë e krimeve të komunizmit, që kreu ish-diktatori.

“Mazoleumi i Hitlerit të shqiptarëve në mes të Tiranës mund të jetë nder për etërit tuaj, por nga shqiptarët do të ketë ndëshkim dhe vetëm ndëshkim. Aq sa i fyente shqiptarët busti i tij 20 vjet më parë, aq i fyen edhe Mazoleumi i tij”, tha Berisha.

Duke shtuar se kombi ka një ndërgjegjie dhe nuk harron kurrë.

“Vetëm gra janë 800 të pushkatuara nga Hitleri i pasluftës. Po bëni veprime që e turpërojnë këtë parlament”, tha ai.

Për Berishën, selia rozë nuk po mbron trashëgiminë, por njeriun që është përgjegjës për qindra jetë të marra pa gjyqe etj.

“Po mbroni atë që shkëputi këtë vend nga e gjithë bota dhe që e rrethoi këtë vend me tela dhe gjemba dhe e shndërroi Shqipërinë në bunker” ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE