Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KSM i ofron Shqipërisë një mjet të ri për të hetuar krimin financiar
English

KSM i ofron Shqipërisë një mjet të ri për të hetuar krimin financiar

Tiranë, 28 tetor, NOA - Përfaqësues nga gjashtë njësitë e përbashkëta hetimore rajonale në Shqipëri, të krijuara në vitin 2009 me ndihmën e programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, faza II, morën pjesë sot në një konferencë dy ditore në Tiranë, mbi hetimin e krimit financiar dhe të rasteve të korrupsionit.

Përfaqësues të këtyre njësive, prokurorë shqiptarë, oficerë të policisë gjyqësore, oficerë doganash dhe hetues tatimorë, kanë punuar së bashku për hetimin e krimit ekonomik dhe të korrupsionit.

Deri më sot, këto njësi kanë hetuar me sukses 588 raste, nga të cilat 88 janë çuar për gjykim nga prokurorë shqiptarë.

Në hapjen e konferencës, përfaqësuesja e OPDAT, Sinthia Eldrixh, prezantoi “Udhëzuesin mbi Korrupsionin dhe Hetimin e Krimit Financiar”, i shkruar nga Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë së Departamentit të Drejtësisë së Sh.B.A. (OPDAT), në bashkëpunim me Projektin kundër Korrupsionit në Shqipëri (PACA) të BE, me një grup pune prokurorësh si dhe me Shkollën e Magjistraturës.

Në javët në vazhdim, Këshilltarët Ligjore të Përhershëm të OPDAT-it do të zhvillojnë trajnime shtesë në Pogradec dhe në Vlorë për anëtarët e Njësive të Përbashkëta Hetimore Rajonale. Nëpërmjet programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, OPDAT-i ka krijuar dhe aktualisht po pajis e trajnon gjashtë Njësitë e Përbashkëta Hetimore Rajonale sipas modelit të Njësisë së Përbashkët Hetimore të Tiranës, në Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër.

n.e/NOA

KOMENTE