Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO insiston në gjetjen e kompromisit për emrin e Maqedonisë
English

NATO insiston në gjetjen e kompromisit për emrin e Maqedonisë

Bruksel, 28 tetor, NOA - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rassmusen, ka kërkuar nga autoritetet e Shkupit që të tejkalojnë problemin e kontestit të emrit me Greqinë.

Ai këtë e bëri të ditur në takimin e sotëm të zhvilluar me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ku i është tërhequr vërejtja për moszvarritjen e kontestit të emrit.

Samiti i Lisbonës që pritet të mbahet muajin e ardhshëm si dhe pamundësia për të dhënë ftesën për anëtarësim për Maqedoninë, pa zgjidhur kontestin e emrit, kanë qenë temat kyçe të takimit midis Rassmusen dhe Gruevskit.

Kryeministri Gruevski në një prononcim të tij ka theksuar se Maqedonia është e gatshme dhe ka vullnet të fortë për tejkalimin e kontestit bilateral me Greqinë, për një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për popujt e të dyja vendeve.

Gruevski sot pasdite do të zhvillojë takim edhe me një grup euro-parlamentarësh, takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Ketrin Ashton, ndërsa për nesër është paraparë takimi me euro-komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule.

Gjithashtu për ditën e nesërme është shtyrë edhe takimi i paralajmëruar për sot me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.

Takimi i tillë është shtyrë me kërkesë të palës greke për shkak të agjendës së ngjeshur të Papandreut, ndërsa është caktuar për nesër pasdite.

Kryeministri Nikolla Gruevski për tre ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel ku dje zhvilloi takime me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

NOA-INA

KOMENTE