Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëntori sjell “Panairin e librit Tirana 2010
English

Nëntori sjell “Panairin e librit Tirana 2010"

Tiranë, 28 tetor, NOA/ Milena Selimi - Panairi i Librit "Tirana 2010", ngjarja më e madhe kulturore e librit, që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare këtë vit, me pjesëmarrjen e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diaspora, mbërrin në edicionin e 13-të të tij.

Ai realizohet nën organizimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Panairi Mbarëkombëtar i Librit “Tirana 2010” mbështetet nga Ministria e Kulturës. Panairi do të nisë në datë 11-15 nëntor, dhe mendohet që edhe ketë vit të vazhdojë tradita e dhënies së çmimeve kombëtare, që jep SHBSH si "Shkrimtari i Vitit" dhe "Përkthyesi i Vitit", pa munguar edhe çmimet, që japin organizma të tjerë.

Qëllimi kryesor i organizimit të kësaj veprimtarie, mbetet ekspozimi dhe publikimi në mënyrë sa më të gjerë i botimeve shqiptare, kryesisht atyre të kohëve të fundit.

Panairi i Librit të Tiranës, prej vitesh është vendtakimi më i madh dhe më i rëndësishëm i autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat ku jetojnë e punojnë shqiptarët, por edhe atyre që vijnë nga emigracioni.

Interes të veçantë ngjallin për lexuesin dhe veçanërisht për median, të ftuarit e veçantë, kryesisht shkrimtarë të njohur vendas dhe të huaj, që përshëndesin këtë aktivitet të librit, shkrimtarë, krijues, autorë, të cilët marrin pjesë në mjediset e panairit gjatë ditëve të tij.

m.s/mit/NOA
KOMENTE