Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obiliq, i gjejnë mallra kontrabandë në shtëpi, prangoset i dyshuari
English

Obiliq, i gjejnë mallra kontrabandë në shtëpi, prangoset i dyshuari

Obiliq, 28 tetor, NOA – Nën dyshimin për kontrabandë mallrash hetuesit e policisë së komunës së Obiliqit kanë ushtruar kontroll mbrëmë në orën 20:00 në fshatin Babimovc ku konfiskuan pije të ndryshme si: coca-cola, lëngje molle, birra, pasta duarsh, si dhe vajra motorike, aparate llogarie, e shumë artikuj të tjerë.

Policia e komunës njoftoi se bastisja u krye në shtëpinë e Dragan. S., dhe pasi ka zbuluar mallrat e kontrabanduara policia ka vënë në pranga dy të dyshuar, Dragan.S. dhe Nikolla.P., të cilët u kapën në flagrancë kur po ngarkonin mallin në një kamion.

Në vendngjarje bashkë me mallrat janë konfiskuar edhe dy kamionë me rimorkio, të cilët qenë të mbushur me mallra.

Në oborrin e të dyshuarit u gjet edhe një sasi barnash e fshehur në veturën e të dyshuarit Dragan. S., e tipit Renault me targa vendore, e cila po kështu u sekuestrua nga policia për tu ekzaminuar.

Policia bëri me dije se pas përfundimit të hetimeve paraprake të dyshuarit Dragan.P. iu caktua masa e arrestit për 48 orë, ndërsa i dyshuari Nikolla. P. U lirua në procedurë të rregullt.

mit/NOA
KOMENTE