Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, shpërthen eksplozivi i vendosur në një automjet të parkuar
English

Shkodër, shpërthen eksplozivi i vendosur në një automjet të parkuar

Shkodër, 28 tetor, NOA – Një sasi eksplozivi e vendosur tek një automjet i parkuar në sheshin e tragetit në fshatin Koman të komunës së Temalit ka shpërthyer sot në orën 03.10 të mëngjesit, por pa lënduar njerëz.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se pas informimit për ngjarjen uniformat blu të qytetit kanë shkuar në vendngjarje ku rezultoi se eksplozivi i ishte vendosur një automjeti të tipit BMË me targë të Shkodrës SH 05 00 E, e cila ishte në pronësi të një 33 vjeçari me iniciale T. Z., i lindur në fshatin Telume që ndodhet në komunën Temal, por që banonte në Shkodër.

Eksplozivi ishte vendosur pikërisht mbi sipërfaqe dhe pas shpërthimit të tij është dëntuar automjeti, por pa lënduar njeri.

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka identifikuar dy autorët e dyshuar për vendosjen e eksplozivit, porse gjeneralitetet e tyre nuk publikohen për shkak të hetimit.

Grupi hetimor po kryen tashmë të gjitha procedurat dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Materialet proceduriale për veprën penale penale të shkatërrimit të pronës me eksploziv do shqyrtohen nga prokuroria e Shkodrës.

mit/NOA
KOMENTE