Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akt vandal në Durrës, i këputet koka bustit të artistit Sabri Tuçi
English

Akt vandal në Durrës, i këputet koka bustit të artistit Sabri Tuçi

Durrës, 29 tetor, - Shkatërrimi i objekteve publike nuk ka kursyer as një prej veprave artistike në qytetin bregdetar. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se persona ende të panjohur kanë dhunuar memorialin e skulptorit të njohur durrsak, Sabri Tuçi.

Persona ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta bustin e vendosur në afërsi të murit të kalasë së këtij qyteti. Memoriali i artistit të njohur ka qenë i vendosur në vitin 2009, në lagjen 1 të qytetit të Durrësit, në rrugën “Telat Noka”, pranë murit te kalasë.

Më barbar dhe vandal e bënë këtë akt fakti se sipas dyshimeve të policisë, koka e bustit mund të jetë marrë për tu shitur për skrap.

Veç vlerave artistike që dhunohen, dëmtimi i bustit është dhe një fyerje për familjarët dhe të afërmit e artistit të njohur.

Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se policia ka shkuar në vendngjarje gjatë ditës së djeshme dhe ka marrë në pyetje banorët e zonës si dhe pronarët e lokaleve që janë në afërsi të vendit ku është vendosur busti.

Një grup hetimor është duke hetuar për personat që kanë kryer aktin barbar. Monumenti për nder të skulptorit është ndërtuar me një pjesë shkëmbi mermeri, me një pllakë të vendosur në mes të shkëmbit dhe me kokën prej bronzi të autorit.

Sabri Tuçi ka lindur në qytetin e Krujës më 1916. Ai mbaroi studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve në Romë, në Itali. Është bashkëkohës me piktorët e njohur shqiptarë, si: Ibrahim Kodra, Foto Stamo, Andrea Mano, e plot e plot të tjerë.

U kthye në atdhe në vitin 1942. Përjetoi vitet e luftës si shumë të rinj antifashistë. Në vitet e para të mbasluftës u vendos në Durrës, ku jetoi e punoi deri sa ndërroi jetë në vitin 1992.

a.k/NOA

KOMENTE