English

Delegacioni i Policisë, ligjëratë në universitetet e SHBA

Uashington, 29 tetor, NOA – Një delegacioni i Policisë së Kosovës, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konferencën vjetore të Shefave të Policisë që po mbahet atje. Më pas, ata kanë qëndruar edhe në universitetin e Stensonit në Tempa ku kanë mbajtur një ligjëratë për studentët e drejtimit të drejtësisë në këtë universitet.

Ligjërata e mbajtur ishte e fokusuar në tematikën Policia e Kosovës, në 11-vjetorin e funksionimit të saj, baza ligjore e punës, struktura organizative, vizioni, misioni, rezultatet e arritura gjatë kësaj dekade të funksionimit dhe sfidat që e presin në të ardhmen.

Delegacioni i Policisë së Kosovës pas ligjëratës me tematiken e cekur më lartë është përgjigjur edhe ndaj pyetjeve që studentët dhe pjesëmarrësit e shumtë të interesuar kanë parashtruar.

Ndërkaq, ky delegacion është duke vazhduar vizitën dhe takimet e organizuara me përfaqësuesit e organizatave policore që bëjnë pjesë në ketë konferencë me qellim bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave të punës dhe luftimin e kriminalitetit global.

n.e/NOA

KOMENTE