English

Fillon takimi për reformën zgjedhore, mungon opozita

Tiranë, 29 tetor, NOA – Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur tryeza e partive politike për reformën zgjedhore. Takimi ka nisur në orën 11:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë përfaqësues të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Republikane.

Ndërkohë që partitë politike të opozitës kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e kësaj tryeze.

Takimi i nivelit të dytë, duke qenë se krerët e partive nuk kanë qenë të pranishëm, pritet të diskutojë për pikat ku do të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor.

Ndërsa PS-ja e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj me hetimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2009.

Në takimi i dytë për reformën zgjedhore subjektet politike të mazhorancës përfaqësohen nga ekspertë ligjorë dhe politikë. Ilir Rusmali përfaqëson Partinë Demokratike, Nasip Naço dhe Spartak Braho përfaqësojnë LSI-në dhe Arian Madhi përfaqëson Partinë Rrepublikane.

Në takim janë të pranishëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave jo qeveritare që kanë si objekt të punës së tyre zgjedhjet.

a.k/NOA

KOMENTE