English

Florida, aligatori i prezantohet në derën e shtëpisë

Florida, 29 tetor NOA - Dita nëse fillon mirë shihet që në mëngjes. Për Jose Roca ka qenë një surprizë e vërtetë. Ishte ende në shtrat, kur dëgjoji një trokitje në derën e shtëpisë së tij në Florida.

Roca pa në dritare para se të hapte derën dhe në pragun e saj vuri re një mik të papritur.

Ishte një aligator i gjatë më shumë se dy metër, që priste me padurim që dikush ta ftonte brenda. Bashkëshortja e Jose lajmëroi menjëherë autoritetet.

“Nuk e di në mund të quhet një emergjencë, por një krokodil ndodhet para shtëpisë sime”, - i tha Jenny operatorit. Në ndihmë të çiftit erdhi një “Mr Crocodile Dundee” i cili me mjetet e nevojshme arriti ta kapte aligatorin. Ai e kapi atë nga goja duke ja lidhur me ngjitës dhe më pas e mbërtheu nga këmbët pas shpinës.

r.b/NOA

KOMENTE