Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndrin dielli, parashikimi i motit për sot nga NOA dhe Meteoalb
English

Ndrin dielli, parashikimi i motit për sot nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 28 tetor, NOA - Kushtet e motit te qendrueshem do te na shoqerojne edhe gjate gjithe dites se premte, 29 tetor. Pjesa me e madhe e territorit te vendit do te jete me diell, perjashtim bejne zonat malore pergjate kufirit lindor te cilat do te kene kalime vranesirash te lehta.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne te gjithe territorin shqiptar duke bere qe situata te jete e stabilizuar gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes, ndersa mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare me shpejtesi deri ne 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndersa deti do të gjeneroje dallgezim 2 ballë.

Europa

E gjithe Europa perendimore do te perfshihen gjate dites se premte nga nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash me intensitete te larta. Problmatike situata paraqitet ne Spanje ku shirat do te shoqerohen me stuhi te forta ere. Po ashtu ne kushtet e destabilitetit atmosferik do te jete Skandinavia nga reshjet e debores si edhe temperaturat e ulta. Ndersa ne ishujt britanike, vranesirat dhe shirat do te jene prezent gjate gjithe dites. Pjesa tjeter e kontinentit europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë

Spanja alarmon per stuhi te forta ere dhe rrebeshe shiu;

Gadishulli Sknadinav rrezikohet nga era e forte dhe debore;

Ishujt Britanike do te mbeten me rrufe dhe shira te dendur.

n.e/NOA

KOMENTE