Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasnesër ndërrohet ora, akrepat 1 orë prapa
English

Pasnesër ndërrohet ora, akrepat 1 orë prapa

Milano, 29 tetor, NOA - Në orën 3:00 të ditës së dielë, akrepat e orës do të zhvendosen mbrapa 60 minuta, duke vendosur rregullin e ri orar i cili do të qëndrojë në fuqi për pesë muaj, deri në datën 27 mars të vitit të ardhshëm.

Kështu, sistemi i kohës që po përdorim aktualisht, do të na lërë lamtumirën gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke na kthyer në kohën diellore, e cila shënon edhe hyrjen e vërtetë në dimër.

Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milion eurove.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës. Shumë vende e pasuan Britaninë në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.

Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

n.e/NOA

KOMENTE