Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 29 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 29 Tetor 2010

Tiranë, 29 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 29 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatin e djeshëm në Kuvend mes dy palëve për Piramidën e ish-diktatorit dhe bojkotin e radhës nga opozita. Ato paraqesin edhe faktin e hyrjes së Shqipërisë në tregun e kapitaleve botërore, përmes Eurobondit prej 300 milionë eurosh dhe interes 7.5%. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i raporteve të shkrimtarit Ismail Kadare me Enverin, Ramizin dhe Nexhmijen, përmes një interviste të tij.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Edhe 300 milionë euro të tjera borxh”, i cili citon faktin sesi Shqipëria pas listimit në tregjet e kapitaleve botërore për Eurobondin, shënoi një borxh të ri.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Pensionet, emrat e 6 mijë ushtarakëve”, referuar listimit të përfituesve të pensioneve të reja të ushtarakëve.

“Intervista/ Tanja Fajon: Kush ka meritë për liberalizmin e vizave”, është një artikull që citon të flasë europarlamentaren sllovene mbi heqjen e vizave me Shqipërinë.

“Motra e Pjetër Arbnorit: Fyerje, heqja e emrit të tij nga Piramida” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Për Piramidën/ PS braktis Kuvendin, 6 kushtet e opozitës”, i cili tregon detaje nga debati i djeshëm në Kuvend mes dy palëve për Piramidën e ish-diktatorit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ismail Kadare: Ramiz Alia, një fatkeqësi për Shqipërinë. Me Nexhmijen kisha armiqësi të hapur në ‘90”.

Ndërkaq, lidhur me tregjet kapitale, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Shqipëria shet Eurobondin 300 milionë euro”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Banda e Durrësit/ Dëshmon i vëllai: Si u vra Ilir Koldashi”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Intelektualët: Piramida e Shqiptarëve dhe jo e Enverit”, i cili tregon reagimet e intelektualëve Artan Shkreli dhe Maks Velo lidhur me prishjen e Piramidës së ish-diktatorit.

“Shfaqet Shpataraku, ikona që u shit për 75 mijë euro/ U ble nga Et’hem Ramadani”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Shoqata e Transporteve: Nuk njohim më kartat dhe abonetë, krizë në Tiranë”.

“Gruaja padit Berti Xhanin, Rudina: Nuk më mori leje për Partizanin, jam bashkëpronare” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “PS, gjashtë kushte të reja PD-së”, i cili tregon sesi Partia Socialiste para se të braktiste punimet e djeshme të parlamentit, i vuri 6 kushte mazhorancës.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Krimet e Rënda gjejnë pasurinë e bosit të Sacra Corona Unita”.

Çështja e debateve në parlament mbërrin gjithashtu në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rajmonda Bulku: PS fushatë konflikti në parlament, femrat kundër femrave”.

“Reportazh/ Një ditë me pesënjakët 6-vjeçarë, familja e rrallë në Laprakë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Rama lë Parlamentin, për Piramidën e Enverit”, i cili i referohet bojkotit të djeshëm të opozitës ndaj punimeve të Parlamentit, ndërsa po debatohej për projektin e rrëzimit të Piramidës.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Shitet Eurobondi, Bode: Siguruam 300 milionë euro”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Intervista/ Ismail Kadare: Unë, mes Ramiz Alisë dhe Enver Hoxhës”.

Ndërsa në rubrikën “integrim” do të lexoni “Kukan: Zgjidhni ngërçin, të gjendet kompromis mes palëve”.

n.e/NOA

KOMENTE