Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi: Rruga Durrës-Kukës, arritja e jashtëzakonshme që e kemi ëndërruar
English

Presidenti Topi: Rruga Durrës-Kukës, arritja e jashtëzakonshme që e kemi ëndërruar

Tiranë, 29 tetor, NOA – “Rruga Durrës-Kukës konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme, e kemi ëndërruar me kohë. Kam qenë një nga ata zëra që, kur merresha me politikë, e kam kërkuar të ndërtohet kjo rrugë. Kam qenë nga ata zëra që kam kërkuar ndërtimin e kësaj rruge dhe jam i lumtur sot që e shikoj të realizuar”.

Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një interviste të dhënë dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”, në Radio-Televizionin e Kosovës.

Zoti President, ne jemi mirë, po ju, shumë mirë? Kënaqësia që të jep rruga Durrës-Kukës, është kënaqësi besoj për çdo shqiptar. Ajo rrugë në kuptimin e vërtetë të fjalës ka thyer izolimin shekullor midis viseve shqiptare. Ajo rrugë përbën ndoshta elementin më të dëshiruar nga të gjithë ne, sepse e sjell Prishtinën më afër Tiranës, Tiranën më afër Prishtinës dhe besoj se është jo vetëm komoditet, por është një çlirim i madh psikologjik. Kemi çarë malet. Kemi sjellë shumë afër metropoleve të gjithë njerëzit e atyre viseve, të cilët përgjithësisht janë ndjerë të izoluar. Dhe besoj se është jo vetëm komoditeti sikurse e thashë, por është mundësia e madhe e komunikimit qoftë për njerëzit, qoftë për turizmin, qoftë për biznesin, qoftë për institucionet dhe unë e ndiej fare mirë atë kënaqësi që keni ndjerë dhe ju, sepse këtë kënaqësi e kam ndier unë përpara. Më është shfaqur Kukësi, që dikur shfaqej pas shumë kohe kur niseshe nga Tirana dhe tani të shfaqet menjëherë, saqë të duket e pabesueshme në momentet e para. Kështu që, më vjen mirë që ju keni ardhur nëpërmjet kësaj rruge, më vjen shumë mirë që jeni këtu së bashku me mua sot, sikurse e kërkuat ju, në një komunikim të relaksuar, për të gjitha ato çështje që unë kam shumë dëshirë t’i diskutoj me ju. Faleminderit që na keni pritur! Ne ndihemi të relaksuar si njerëz, miq të relaksuar, duhet folur ndoshta për gjëra që janë edhe më të vështira. Kjo rrugë shumë e dashur, e dëshiruar dhe e mirëpritur prej të gjithëve, por edhe për kushtuar, ka kushtuar. E keni filluar me plan 700 milion, tani ka shkuar 1.1 miliardë përafërsisht. Çka mund të mësojmë ne, sepse sapo e kemi filluar anën tonë dhe ne kemi shumën 700 milion që e ka ndarë shteti i Kosovës mirëpo juve në fund, ju ka bërë dyfish. A duhet të përgatitemi edhe ne për t’i ndarë dyfish paratë? Së pari duhet të ndajmë që Presidenti nuk flet as për preventiva, as për situacione. E kuptojmë këtë. Shteti funksionon me të gjitha institucionet e veta, Presidenti flet për filozofinë që ka kjo rrugë, flet për atë “handicap” që ne kemi pasur gjithmonë në të kaluarën, për nevojën e një rruge që lidh Prishtinën me Tiranën dhe mund t’ju them që gjithmonë ka nevojë për t’i bërë gjërat ashtu siç duhet, por sikurse thashë, unë nuk kam shansin që të futem në ato përgjithësi që kanë të gjitha institucionet e tjera, vetëm dëshiroj të di dhe dëshiroj që ajo rrugë, e cila do të vazhdojë në të gjitha viset e Kosovës, të bëhet sa më shpejt. E kemi thënë që filozofia e rrugës nuk është e tillë që t’i shërbejë vetëm banorëve të Shqipërisë apo banorëve të Kosovës, por ta fusë tërë këtë aks në shërbim edhe të qytetarëve të Evropës, sepse kjo do të ishte patjetër një mundësi komunikimi. Kur reflektoni pas disa viteve që ka filluar të bëhet kjo rrugë, tani që reflektoni afatgjatë a mendoni që ia ka vlejtur barra qeranë të paguhet dyfish. Edhe dyfish që është paguar edhe nëse është dëmtuar buxheti dyfish, a ia ka vlejtur barra qeranë? Unë ju them edhe një herë që nuk futem në elementet anësore të kësaj rruge, por mund të them që kjo rrugë konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme, e kemi ëndërruar me kohë. Kam qenë një nga ata zëra që, kur merresha me politikë, e kam kërkuar të ndërtohet kjo rrugë. Kam qenë nga ata zëra që kam kërkuar ndërtimin e kësaj rruge dhe jam i lumtur sot që e shikoj të realizuar. Atëherë le të kushtojë sa të kushtojë, vetëm të bëhet mirë? Problemi është që rruga në kuptimin e vet filozofik dhe në kuptimin substancial të saj, nënkupton nevojën dhe domosdoshmërinë për ta realizuar, pjesa tjetër kuptohet që duhet të jetë brenda të gjithë parametrave të ligjit. Për ne shqiptarët është psikologjikisht një ëndërrim i madh që e kemi tashmë këtë rrugë për aq kohë. Të flasim për benefitet ekonomike që ka sjellë apo që prisni të sjellë kjo rrugë për Shqipërinë edhe Kosovën. Cilat janë ato sipas jush? Së pari, e thashë që nuk ka zhvillim pa komunikim, e dyta të jep mundësinë që të zhvillosh të gjitha bizneset dhe biznesi është duke filluar me politikën. Biznesi është duke vazhduar me ekonominë, biznesi është duke çliruar çdo lloj mundësie që ka njeriu për të komunikuar për gjërat më të thjeshta, në gjërat më komplekse. Duke u hapur kjo rrugë, unë besoj se kontakti me portin e Durrësit është kontakti i parë, me portin e Shëngjinit dhe me portet e tjera në Shqipëri për të pasur të gjitha mundësitë për të komunikuar me Evropën nëpërmjet detit. Mundësia e dytë e madhe është për ta shfrytëzuar për qëllime turistike dhe ju e dini fare mirë që nga Kosova kanë ardhur gjatë viteve të fundit me qindra mijëra turistë dhe besoj që deti është për të gjithë shqiptarët sot. Mundësia e tretë më e madhe sot është që duke ardhur nëpërmjet rrugës, të zhvillohen njohje të reja dhe të mos themi që po shkojmë nga Kosova në Shqipëri, por të themi nga Prishtina në Tiranë dhe anasjelltas nga Tirana në Prishtinë. E vërtetë, e përmendët që ne vazhdimisht po vimë çdo verë dhe unë po vij pa u tatuar deri në Durrës dhe më tej, por pse patatet tona s’po munden të vijnë pa tatim në Shqipëri. Pse s’po mundemi të sjellim edhe patatet pa tatim? Unë jam i informuar edhe për këtë dhe ka patur një preokupim edhe nga institucionet e Shqipërisë për ta kontrolluar këtë situatë dhe besoj se të gjitha ato pengesa që mund të konsiderohen artificial, uroj që të mos jenë! Momentalisht janë… Por edhe nëse janë, besoj se ato pengesa që konsiderohen të karakterit sekondar, artificial, do të zgjidhen sa më shpejt dhe jam i bindur se do zgjidhen. Disa thonë patatet e Serbisë po vijnë nga Greqia pa tatim, ndërsa ato të Kosovës po tatohen dyfish. Unë nuk dëshiroj ta besoj, por edhe nëse ka ndonjë element të së vërtetës, shpresoj që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt. Kjo ishte sa i përket aspektit ekonomik, por flasim edhe për dy aspekte të tjera që më interesojnë, në radhë të parë më intereson: Kosova momentalisht duke përdorur, megjithëse ju nuk merrni me teknikalitete, megjithatë, filozofia që Kosova po përdor prefiksin e Sllovenisë, prefiksin e Monakos të telefonit dhe prefiksin e Serbisë. A nuk është e mundur që të përdoret dhe prefiksi i hyrjes i Tiranës? Unë besoj që zhvillimi nuk vjen në mënyrë shumë revolucionare, do të thoja. Zhvillimi në vendet tona ka ardhur nëpërmjet një karakteri evolucionar. Pra, gjërat nuk kanë ardhur brenda një dite. Unë jam i bindur që ky lloj komunikimi do të vijë duke u përmirësuar, sepse teknologjia bën të vetën, por që gjithmonë është në funksion të kohës. A mendoni se është politikisht jo korrekte të kërkojmë përdorimin e shifrës +355 të Shqipërisë në vend që të përdorim tri shifra, të tre shteteve me të cilët kemi shumë më pak të përbashkëta?Unë besoj që është çështje e koordinimit, po në funksion të kohës, sepse gjërat nuk realizohen menjëherë. E rëndësishme është që ekziston një komunikim, një vullnet i mirë. Besoj se e njëjta gjë është për sa i përket edhe energjisë. Ka pasur një komunikim shumë të mirë të institucioneve përkatëse që merren me energjinë. Ka një projekt të madh për sa i përket linjës së transmetimit. Ende Kosova nuk është në këtë linjë transmetimi, por do të jetë patjetër shumë shpejt dhe alternimi i burimeve të energjisë ka qenë një ndër dëshirat dhe kërkesat e institucioneve për të bërë kompensimin dhe alternimin e energjisë, dikush hidro, dikush termo dhe jam i bindur që e ardhmja do i takojë patjetër një bashkëpunimi shumë të ngushtë. Më vjen mirë që flisni për këto projekte, por momentalisht shqiptarët dhe ata nga Kosova dhe ata nga Shqipëria janë të vetmit në Ballkan që në shekullin e XXI ende kanë reduktime të rrymës. Ne e kemi hasur këtë dhe vazhdojmë ta hasim dhe do e konsiderojmë këtë si një impas që vjen nga pamundësia e përdorimit të teknologjisë ... Kur? A ka më shumë fjalë se punë në këtë aspekt? Jo, unë mendoj që ka më shumë progres, se sa fjalë. Për shembull? Ka progres, sepse situata me energjinë sot nuk është ajo që ka qenë përpara disa viteve ... Mirëpo nuk kemi kohë për energjinë që shkëmbehet midis dy shtetesh. Unë besoj, nga informacionet që kam, sepse unë sot nuk jam në ekzekutiv, jam në Presidencë dhe duhet të kuptoni që Presidenti merr informacionet e nevojshme, të domosdoshme për të qenë i informuar dhe për të kontribuar. Ajo që unë konstatoj është një bashkëpunim institucional midis dikastereve përkatëse dhe gjërat janë në progres. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por vlen për të gjithë rajonin. Po mbetem edhe pak tek fusha e ekonomisë. Unë kam biseduar me disa biznese në Kosovë dhe në Shqipëri dhe disa nga ata ndihen që edhe thjesht për shkak të një lloj mafjeje edhe në këtë anë dhe në atë anë, ata nuk mund ta zgjerojnë biznesin. Kosovarët nuk mund të zgjerojnë biznesin dhe e njëjta gjë ndodh në anën e kundërt. A është e mundur që mafja po tregohet më e fortë se shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës? Jo, unë nuk e besoj këtë, sepse unë shoh çdo ditë që shteti forcohet dhe natyrisht këtë besoj që ndodh kështu edhe në shtetin e Kosovës. Madje, unë e përdor si argument me të gjithë interlokutorët që vijnë dhe bisedojmë se brenda pak vitesh, pavarësisht nga problemet që ka Kosova, është e natyrshme se është një shtet i ri, ka mjaft progres. Ndërsa shteti në Shqipëri, sigurisht që çdo ditë forcon profilin e tij, forcohet shteti i së drejtës. Sigurisht që ka probleme, por ne jemi të gjithë të motivuar që këto probleme t’i eliminojmë, t’i minimizojmë në rastin më të keq, por t’i eliminojmë në rastin më të mirë, në mënyrë që shteti dhe biznesi të funksionojnë mbi bazën ... Pajtohem me ju. Kemi shumë individë që shohim se vijnë dhe punojnë nga Shqipëria në Kosovë, disa nga Kosova në Shqipëri. Mirëpo, më përmendni një shembull biznesi që po munden të zgjerohen edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Të dy njëri-tjetrin po e bllokojnë. Ndoshta ju keni informacionet tuaja, por edhe unë kam informacionet e mia, për shembull, biznesi i ndërtimit ka shumë biznesmenë që po bashkëpunojnë për sa i përket ndërtimit. Por, besoj edhe sa u përket teknologjive ushqimore. Unë dikur kam qenë Ministër i Bujqësisë dhe shoh mundësi të jashtëzakonshme të kooperimit midis atyre që merren me bujqësi në Kosovë dhe agro-industri dhe me ata që merren me të njëjtin aktivitet në Shqipëri, sepse ndryshimi i zonave klimatike dhe mundësia që këto prodhime të realizohen në kohë të ndryshme, jep mundësinë që të alternohen për sa i përket sezoneve dhe të alternohen për sa u përket traditave dhe kualiteteve. Pajtohem me ju. Por, prej kohës që ju keni qenë ministër punët kanë mbetur aty ku i keni lënë, në ide dhe jo në praktikë. Unë besoj që ju keni një trajtim jo shumë optimist të problemeve. Unë jam i prirur të shikoj realisht dhe është detyra e gazetarisë që të investigojë. Mirë, më tregoni një projekt bujqësor të suksesshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe unë po premtoj të bëhem optimiste. Atëherë unë po ju sugjeroj që ju të shkoni pak metra më tej, tek Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe të merrni një përgjigje shumë të kualifikuar. Do të shkoj. Faleminderit! Përveç kësaj po flasim për tema më të mëdha për shtetin tuaj të cilat po kaloni: liberalizimi i vizave, integrimi në NATO, përgatitja për në BE. Të gjitha këto, kam dëshirë të di se çfarë mund të mësojë Kosova prej këtyre procese që keni kaluar ju. Cilat janë gabimet që nuk duhet të bëjmë ne dhe cilat janë vështirësitë më të mëdha që ju keni pasur? Po fillojmë nga liberalizimi i vizave, pasi kjo është më aktuale. Jeni gati për ta fituar. Ç’ka duhet të kemi ne parasysh kur të hyjmë në këtë proces?Së pari, Presidenti i Shqipërisë nuk merr pozicionin e profesorit për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, sepse ... Megjithatë ju jeni figurë tek ne në Kosovë. Sepse unë kam parë tek kolegët e mi në Prishtinë që kanë të gjithë motivimin e duhur, përgatitjen e duhur për të qenë interlokutorë në mënyrë të barabartë me të gjithë homologët e tyre. Pa përmendur emra, unë kam parë në situata të ndryshme, që politikanët e Kosovës, pavarësisht problemeve që ka, sikurse ka edhe politika në Shqipëri, kanë ditur të jenë shumë seriozë, shumë produktivë për çështje mjaft madhore. Fakti që Kosova sot ka një status tjetër, fakti që Kosova sot ka një realitet të ri, duhet thënë që ky është kontribut edhe i personaliteteve, institucioneve dhe i politikës së Kosovës.Megjithatë fjalën e kam për percepsionin që kanë nga jashtë për ne. Ne na shohin në Evropë si shqiptarë. Përvoja juaj do të na ndihmojë, apo do të na pengojë dhe ne në Kosovë? Ç’ka duhet të kemi parasysh? Çështja e eksperiencës pastaj është një çështje që çdo lloj eksperience pozitive, qoftë dhe negative, patjetër që është refleksion edhe për atë ç’ka e pret Kosovën të realizojë. Unë në të gjitha takimet, ua thashë dhe pak më parë, jashtë kësaj interviste, gjëra që i kam bërë publike, kam kërkuar që Kosova patjetër të futet në projektet e shpejta të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, sepse do të konsiderohej në situatë paradoksale, gati-gati absurde që Kosova të mbesë ishull në mes të një rajoni që është projektuar për t’u integruar.

Ç’ka u thoni atyre evropianëve skeptikë, të cilët po u harxhohet apetiti për të pranuar më shumë vende të Ballkanit që t’u hapen vizat e sidomos shqiptarët që po perceptohen nga disa evropianë skeptikë si njerëz me predispozita që të dalin sa më shumë prej shtetit të vet. Përvoja është me shqiptarët e jugut të Serbisë, që po e shfrytëzojnë rastin shumë që të marrin azil, shqiptarët e Maqedonisë. Çfarë do t’u thoni këtyre popullatave? E di që jeni modest, s’po doni të jepni leksione, por si President i shtetit presim nga ju se si duhet të përballohemi me këtë percepsion që e kanë disa evropianë për shqiptarët? Së pari unë mendoj që euroskeptikët janë shumë pak. Para asaj vendimmarrjeje, e cila u demonstrua edhe në Parlamentin Evropian, që i dha mundësinë dhe i hapi rrugë vendimit të Ministrave të Brendshëm të Evropës për të marrë vendimin që qytetarët e Shqipërisë të lëvizin të lirë në Evropë. Dhe do të them që e njëjta gjë do të ndodhë dhe me Kosovën, patjetër. Pra, pjesa e atyre që e stimulojnë lëvizjen e lirë të banorëve të rajonit ballkanik është shumë më e madhe, që edhe vendimmarrja do të jetë patjetër pozitive. Ndërsa qytetarëve mund t’u them që patjetër të konformohen me rregullat e Bashkimit Evropian, pra, ai regjim i liberalizimit të vizave duhet të respektohet nga çdo qytetar. Mirëpo ata që po shkojnë janë të varfrit, sepse të varfër janë shqiptarët e jugut të Serbisë, por të varfër janë edhe shqiptarët e Maqedonisë, ata që po shkojnë për zor po shkojnë e po kërkojnë azil. Ç’ka nëse ata e keqpërdorin atë vizë që iu është dhënë?Tani, rregullat e komunikimit janë rregulla komunikimi dhe ka disa pika shumë të forta të rënies dakord me vendet e Bashkimit Evropian, ku çdo qytetar është i detyruar t’i respektojë. Unë besoj që edhe Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Ballkanit nuk janë vende që po eksperimentojnë për herë të parë. Çështja e integrimit në Evropë është një çështje e integrimit hap pas hapi. Fillon me regjimin e liberalizimit të vizave, pastaj vazhdon me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe unë jam i bindur që të gjitha vendet e rajonit, pavarësisht se është çështje kohe, rrugën e integrimit e kanë të garantuar. Dhe kjo varet patjetër nga një marrëdhënie solide të seriozitetit, marrëdhënia midis këtyre vendeve të Bashkimit Evropian, ç’ka presupozon edhe korrektësinë për sa i përket qëndrimit dhe sjelljes në vendet komunitare. Tani po flasim për integrimi në NATO që ishte një ndër sukseset më të mëdha që edhe ne në Kosovë e përjetuam suksesin tuaj si tonin, sepse është përshtypja që në nuk kemi shanse një herë për një herë që të futemi në NATO. A ju duket se kjo është e vërtetë? Jo, unë mendoj që politika e NATO-s, së paku nga ajo që është artikuluar nga njerëzit më të rëndësishëm të Aleancës së paqes dhe të sigurisë, është që vendet e rajonit janë të gjitha të projektuara për t’u futur në NATO. Kjo vjen jo thjesht si një qëllim strategjik i Aleancës së Madhe, por edhe si një predispozicion i këtyre popujve, dhe ju e dini që në një sondazh të realizuar në Shqipëri, që besoj se i njëjti qëndrim do të jetë dhe në Kosovë, gati 96% e shqiptarëve kanë dëshiruar që të futen në NATO. Besoj janë raste unikale të sondazheve. E kam fjalën dhe për atë që ju me siguri, edhe aty do ta luani rolin e një vëllai të madh që e ka patur Kosova. Në mënyrë të padiskutueshme. Dëshira jonë është që ta shohim Kosovën sa më shpejt në NATO. Edhe për këtë, atëherë do të kaloja tek pyetja, është e lidhur me lobimin dhe faktin që ne pritëm pas vendimit të GJND-së më shumë njohje, të cilat nuk po ndodhin. Ajo çka do t’ju pyes tash është nga përvoja personale e diplomatëve që ju i takoni prapa skenës dhe i pushtetarëve të ndryshëm, se ç’ka po ju thonë, pse nuk po njihet Kosova në mënyrë shumë më masive seç e kemi pritur pas vendimit? Së pari, duhet të kuptojmë që çështja e njohjes është çështje e një procesi. Unë mund të them që, qysh nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kemi pasur dhe dy momente të tjera shumë të rëndësishme, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që erdhi shumë pozitiv për Kosovën, por edhe një rezolutë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e sponsorizuar dhe e mbështetur nga vendet e Bashkimit Evropian, që e vendos Kosovën në një terren shumë pozitiv. Mirëpo, apo e shfrytëzon momentin? A mos po duket që e humbëm momentin, nuk e shfrytëzuam mirë këtë moment? Unë nuk besoj që ka humbje të momentit. Mos mendoni që diplomacia apo vullneti i vendeve të veçanta shkon në sinkron me dëshirën tonë, kjo është një çështje, e cila do të vijë në mënyrë shumë graduale, dhe nga informacioni që unë kam, padyshim që do të ketë vende, të cilat do ta njohin shumë shpejt Kosovën. Ka vende që i japin më shumë kohë vetes, për shkak edhe të problemeve të tyre, por edhe për shkak të angazhimit të tyre në organizata të caktuara. Mirëpo, a pranoni që ka vende që thanë: ‘ne do të vendosim pas vendimit të GJND-së, dhe ato vende sot nuk kanë vendosur? A mund të na tregoni pse s’po vendosin? Tani, po të isha President i secilit vend, që ka premtuar dhe s’e ka bërë, atëherë mund të ma kërkonit. Natyrisht mund të jap opinion. Në distancë, janë vende të cilat patjetër që luajnë edhe me seriozitetin dhe reputacionin e tyre, dhe kam bindjen që është çështje e një vendimarrje në proces. Por Kosova ka të gjitha shanset që me kalimin e kohës të mos ketë involucion, pra, të heqë edhe njohjen të atyre vendeve që e kanë dhënë, përkundrazi, të ketë evolucion në njohje dhe kjo në një shtrirje gjeografike, gati globale. Sa po mundeni praktikisht, sa e ka shteti i Shqipërisë prioritet që praktikisht ta ndihmojë lobimin e Kosovës në vendet sidomos ku diplomatët tanë as nuk mund të shkelin, për shkak se as pasaporta e Kosovës nuk pranohet, si vendet arabe apo vendet afrikane? Sa prioritet e kanë ambasadorët tuaj, për shembull, të shkojnë të ndihmojnë në ndonjë mënyrë ose tjetër? Unë besoj që kjo është një çështje e ndërkombëtarizuar, që do të thotë që për procesin e njohjes së Kosovës, sot lobojnë shtetet më të fuqishme të botës. Ju edhe Amerika jeni të parët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet evropiane përgjithësisht, por besoj që dhe Shqipëria është pjesë shumë e rëndësishme e lobimit që do të bëjë për njohjen e Kosovës, dhe kjo nuk vihet në dyshim. Kjo është detyrë edhe e institucioneve të Kosovës në radhë të parë, por është detyrim edhe i diplomatëve tanë, që edhe institucionet e Shqipërisë, që sa herë kanë kontakte me partnerë të huaj dhe me ata që nuk e kanë njohur, patjetër hapet si temë, diskutohet, dhe besoj që kjo është një çështje që ka të bëjë pastaj me vendimarrjen e vendeve respektive. Pjesën e fundit të bisedës do të doja ta koncentroja tek ajo çka po ndodh tash në Kosovë. Kosova tashmë do të hyjë në zgjedhje. A do të jenë ato të jashtëzakonshme a të parakohshme, nuk e dimë, por në zgjedhje do të hyjë. Ç’ka është përvoja, e cila duhet ta marrim nga Shqipëria dhe çka është ajo që s’duhet ta marrim? Po ju pyes si një figurë unifikuese që jeni dhe që keni pasur mjaft probleme të mëdha për ta luajtur këtë rol. Unë besoj që Kosova ka shansin që të marrë standardet më të mira të Evropës dhe nuk është e thënë që të marrë eksperienca thjesht shqiptare. Pse, a s’janë të mira këto eksperienca shqiptare?Jo, jo, nuk është e thënë që të marrë thjesht eksperiencën shqiptare, sepse edhe vetë Shqipëria sot tenton të përmirësojë klimën e zgjedhjeve, të realizimit të zgjedhjeve, të monitorimit, nga standardet evropiane. Pra, aty ku keni mundësinë që ta merrni standardin direkt në burim, nuk keni pse e merrni në mënyrë indirekte apo të tërthortë. Fjalën e kam që, edhe Shqipëria, edhe Kosova, kanë nevojë që të rrisin standardin e zgjedhjeve, dhe unë besoj që standardet më të mira janë ato që realizohen në vendet më demokratike të Evropës. Sigurisht, Shqipëria ka eksperienca të veta dhe besoj që këshilla më e mirë është që merrni eksperiencat më të mira. Unë kam bindjen që institucionet e Kosovës i kanë kaluar disa situata zgjedhore, i kanë kaluar jo keq. Po, por i kemi kaluar me organizimin e të huajve deri më tash. Për herë të parë kemi filluar t’i bëjmë vetë, si shqiptarë. Unë besoj se kjo është një shenjë shumë e mirë, sepse në rast se je një vend që monitorohesh nga të huajt dhe ato kanë dhënë shansin që këto zgjedhje të vetëadministrohen, tregojnë që ata kanë besim tek institucionet e Kosovës. Por nëse i bëjmë para Krishtlindjeve, a kemi shanse për të patur aq shumë monitorues të huaj? Sa do të shënoni që mund të jenë? Tek çështja e kohës, unë nuk kam as informacionin, as tagrin e duhur që të futem, sepse kjo është çështje që u takon institucioneve dhe partive politike në Kosovë. E vërtetë. Çka më intereson është çfarë pengesash keni pasur ju, si President, në rolin tuaj unifikues për t’i bërë të gjitha partitë bashkë për të pranuar, për shembull, rezultatin zgjedhor. Duhet t’i paraprini, të reflektoni mbi atë që, shumë analiza në Kosovë momentalisht po flasin për një lloj skenari të Shqipërisë në rast që bëhen shumë shpejt, organizohen shumë shpejt, dhe acarohen, vazhdojnë të acarohen, d.m.th. marrëdhëniet mes dy partive më të mëdha dhe po flitet për, po supozohet në skenarin e Shqipërisë. Si President, më intereson, çfarë pengesash keni hasur që të dimë sa më mirë të ballafaqohemi deri më tash? Së pari, Presidenti i Shqipërisë nuk merret me supozime dhe paragjykime. Ju e dini që jam gjithmonë shumë institucional. Dhe mund t’ju them që Presidenti, me kuadrin kushtetues dhe ligjor që ekziston në Shqipëri, gjithmonë është mbi partitë dhe kur është e nevojshme, është midis partive, për të nxitur dialogun, komunikimin, dhe pastaj, gjithçka që ka të bëjë me klimën zgjedhore është në vullnetin e partive, të cilat e manifestojnë atë në dëshirën për të reformuar Kodin Zgjedhor fillimisht, për të vazhduar fushatën elektorale mbi bazën e një kuadri ligjor dhe për të administruar procesin zgjedhor që vjen nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, Presidenti gjithmonë është inkurajues i realizimit të të gjithë parametrave ligjore. Çka ju është dashur të bëni në praktikë për ta realizuar këtë? Kur keni hasur në kriza në Shqipëri, ç’ka ju është dashur për të shtyrë, edhe vetveten? Mund t’ju them sipas situatës. Për shembull, vetëm ditën e zgjedhjeve, Presidenti ka qenë shumë i pranishëm për të inkurajuar partitë politike që ta ndjekin me shumë rigorozitet procesin, edhe korrektësi, të bëjë thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, sepse vota e tyre është shumë e vlefshme për zhvillimet e ardhshme demokratike, dhe në fund fare i kam bërë thirrje për qetësi, i kam bërë thirrje që partitë politike të administrojnë mirë procesin, sepse në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se edhe në Kosovë kështu është, është një projektim i vullneteve të partive politike. Mirë, kjo është në ditën e zgjedhjeve ç’ka keni bërë? Por ç’ka keni bërë pas zgjedhjeve kur një parti s’i pranoi rezultatet? Atëherë, çka keni bërë? Po ju, besoj, nuk jeni aq të painformuar sa të ma bëni këtë pyetje sikur nuk jeni të informuar. Mirë, por prapa skenës çfarë nevojitet, çfarë aftësimi nevojitet prapaskene? Presidenti gjithmonë, gjithmonë ka pasur të gjithë apelet që partitë politike të arrinin një bashkëpunim, dhe në varësi të situatës, këto apele kanë qenë sigurisht specifike. Por, në substancë… Çfarë duhet me pas parasysh që të mos biem aty? Çfarë duhet me pas parasysh që të mos vijnë në një moment kur nuk pranohen nga një parti zgjedhjesh? Unë nuk besoj që të gjithë faktorët politikë institucionalë në Kosovë janë duke pritur se çfarë do u thotë Presidenti i Shqipërisë, sepse sikurse e thashë pak më parë, unë kam parë një maturi, një pjekuri, ndonëse është shtet i ri, Kosova, por ka pasur momente kur dhe vetë faktori politik në Shqipëri ka pasur shanse që të marrë eksperienca dhe përvoja pozitive nga politika në Kosovë. Megjithatë, KQZ-ja jonë erdhi e ju vizitoi. Ma jepni një përshtypje. Çfarë përshtypje ju dha Komisioni Qendror Zgjedhor që erdhi në vizitë tash? Ishte vizitë kortezie. I prita me shumë dëshirë sikurse pres çdo delegacion që vjen nga Kosova. A ta mbushën syrin që janë gati me organizuar zgjedhje për 45 ditë? Por juve e keni fjalën për eksteriorin, për pjesën e jashtme? Po, aq sa patë. M’u dukën shumë simpatikë, m’u dukën shumë të predispozuar që të komunikojnë dhe besoj që nga eksteriori mund të nxjerr përfundime për interiorin, që mund të jenë shumë të strukturuar që të administrojnë zgjedhje korrekte. Nga vizita e vetme që u bë për të përgatitur këto zgjedhje ishte Shqipëria. KQZ-ja jonë erdhi tek KQZ-ja juaj për të mësuar. I takon të vijë këtu. Patjetër i takon. Por mund të shkojnë të marrin eksperienca edhe në Bruksel. Pra, të marrësh eksperiencë në shumë drejtime nuk është gjë e keqe. Përfund, përfund. Të dy shtetet kemi problem të madh me korrupsionin. Kjo është diçka që të dy shtetet po mundohen ta heqin një imazh ndoshta edhe akademisht të përfituar në Evropë, se vetëm ne kemi problem me krimin e organizuar. Megjithatë, çka janë sfidat të cilat ju keni kaluar, edhe keni arritur sukses? Çfarë? Keni arritur sukses me bind Evropën që jeni partnerë seriozë për luftimin e korrupsionit. Thjesht, kam nevojë për disa trusqe që kanë funksionuar apo s’kanë funksionuar për ta luftuar korrupsionin? Së pari, është motivimi. Së dyti, mbi bazën edhe të këtij motivimi dhe vullneti është ndërtimi i një kuadri ligjor gjithnjë edhe më të perfeksionuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së treti, është forcimi i shtetit ligjor dhe patjetër është një sfidë e vazhdueshme. Së katërti, është komunikimi me të gjithë partnerët në rajon, sepse çështja e krimit të organizuar nuk është më çështje e një kombi, por është në një sens rajonal dhe global. Këtu ka pasur rezultate konkrete. Ju e keni informacionin që mjaft banda kriminale sot janë ose duke vuajtur dënimin, ose janë në një proces hetimi, dhe besoj që kjo ka qenë shumë e dukshme, dhe e vënë në dukje edhe nga partnerët tanë europianë. A ka qenë e vështirë me ardh deri tek këto arrestime të mëdha, po pyes sepse në Kosovë nuk ka ndodhur ende? Çfarë sfidash brenda partiake, brenda institucionale keni kaluar derisa ia keni mbërritë? Sigurisht, është vullneti, është motivimi, është detyrimi para elektoratit për gjithçka çka është premtuar, është zbatimi i ligjit, dhe unë besoj që kur janë të gjitha këto, edhe rezultatet janë konkrete. Zoti President, çfarë keni bërë në rastet kur keni hasur që, duke hulumtuar, kur duke dashur që të arrestoni bandat kriminale, keni gjetur kolegë tuaj për shembull, të partisë apo politikanë, apo, që janë të përfshirë në to? Çfarë bëni në kësi rastesh kur kriminelët mund të jenë ndër radhët tuaja? Juve po bëni pyetje shumë supozuese dhe shumë specifike, por unë mund t’ju them që punohet në linjë jashtëzakonisht të fortë institucionale. Askush nuk mund të shkojë me klimë paragjykimesh. Faktet janë konkrete, faktet janë të plota. Ju mund të hulumtoni edhe në dikasteret përkatëse për të parë rezultatet e luftës së institucioneve të drejtësisë kundër krimit të organizuar. Sikurse e thashë, mjaft banda sot po vuajnë dënimin, një pjesë e tyre janë në proces hetimi. Edhe për ato çështje ku mund të ketë persona sipas çështjes së caktuar, natyrisht vepron Kushtetuta, vepron ligji, vepron Prokuroria dhe çdo gjë që juve e konsideroni për ta pasur në mënyrë konkrete si përgjigje, mund ta gjeni në institucionet përkatëse. E vërtetë. Përfundimisht më intereson, çka është mendimi juaj lidhur me arsimin dhe tekstet e unifikuara? A mendoni që ne, si shqiptarë në Kosovë, qytetarë të Kosovës, shqiptarë të Shqipërisë, a kemi nevojë për tekste të unifikuara, nëse jemi një treg prej dy milion shqiptarë, këndej-andej?Unë besoj që u takon njerëzve, të cilët kanë një profil të specializuar për këtë. I takon Ministrive të Arsimit. Mirëpo mendimi politik më intereson. A është politikisht e pranueshme, jo kontraverse, nëse ne si shqiptarë, për hir të tregut, më shumë se për gjëra të tjera, kemi nevojë me pas tekste të njëjta, abetare të njëjtë? Natyrisht, abetarja është abetare. Libri i historisë deri ku po shkon? Libri i historisë sigurisht që ka shumë momente që mund të jenë shumë më specifike për Shqipërinë. Ka momente që janë për Kosovën, ka momente kur duhet të ndërthuren, dhe asnjëherë nuk duhet të themi që nuk ka nevojë që shumë ngjarje të trajtohen në mënyrë shkencore nga historianë të përbashkët, sepse është një histori që e kemi konsumuar së bashku dhe unë besoj që janë të gjitha mundësitë që tekstet të përafrohen. Nuk mund të them në mënyrë ekskluzive të unifikohen, por aty ku është e mundur që të afrohen për shumë gjëra, pse jo, duhet të afrohen. Sepse jemi një popull. Patjetër kemi pasur një histori të përbashkët. E kemi përjetuar në mënyrë të njëjtë. Ndoshta fizikisht jo, por psikologjikisht po. Kështu që kemi shumë mundësi, sikurse kanë bashkëpunuar akademikët e shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, mund të bashkëpunojnë, të ndërtojnë patjetër tekste, të cilat të kenë bazë të së vërtetës në të gjithë profesionalizmin që ne e vlerësojmë shumë, në të dyja anët e akademive tona, dhe pse jo, të ndërtojnë edhe tekste të përbashkëta. Faleminderit shumë, zoti President që më dhatë këtë intervistë! Edhe unë ju falenderoj!

NOA

KOMENTE