English

Raketa Ariane dërgon dy satelitë në hapësirë

SHBA, 29 tetor, NOA - Raketa evropiane Ariane 5 ka dërguar me sukses në hapësirë dy satelitë komunikacioni. Ajo u ngrit nga qendra hapësinore Kourou në Guyanan franceze në Amerikën e Jugut. Një satelit do të përdoret për shërbimet telekomunikacioni në Evropë, Lindjen e Afërt, Azinë Qendrore, Afrikë dhe Oqeanin Indian. Sateliti tjetër do të shërbejë për transmetimin e programeve televizive në Japoni.

NOA/DV

KOMENTE