English

Rasmussen: Trupat KFOR në Kosovë, do përgjysmohen

Bruksel, 29 tetor, NOA - Numri i trupave ndërkombëtare të KFOR-it në Kosovë do të ulet nga afro 10 mijë, që është aktualisht, në 5 mijë ushtarë gjatë muajve të ardhshëm.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sipas të cilit, një masë e tillë do të ndërmerret pasi situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe se institucionet vendase po aftësoheshin gjithnjë e më shumë për të marrë përsipër misione në fushën e sigurisë.

Projekti për reduktimin e forcave të KFOR ka kohë që diskutohet në autoritetet e larta të aleancës së Atlantikut të Veriut dhe duket se një vendim i tillë është marrë pasi ky vend ka reflektuar përmirësime në fushën e sigurisë, pavarësisht disa incidenteve në veri të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE